Vlorë, 'Policia' tenton të grabisë banesën, terrorizohen familjarët

Disa persona të maskuar kanë tentuar të grabisin me armë një shtëpi në lagjen Isa Boletini të qytetit të Vlorës. Sipas policisë ngjarja ka ndhodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, e ndërsa grabitësit janë futur në shtëpinë e Dule Begaj.
Personat e armatosur janë futur në banesë duke u identifikuar si policia. Kur kanë hasur në rezistencën e familjareve ata kanë qëlluar me qytën e automatikut vajzen 22-vjecare Eva Begaj, e me pas kanë shtënë me armë brenda banesës.
Në një intervistë për A1 Report, Dule Begaj tregon se personat e armatosur i kanë hedhur sprajt djegës në sy, për të mos parë se çfarë ata do bënin. Begaj ka thënë se ata nuk kanë marrë asnjë gjë nga shtëpia, e ndërsa që në fillim kanë helmuar dhe qenin që ishte në oborrin e vilës katërkatëshe.
Begaj, punonjës i Albtelecom-it, thotë se s’ka pasur ndonjë konflikt, madje agresorët as nuk i kanë kërkuar para gjatë tentativës së grabitjes. Policia e Vlorës është vënë në kërkim të autorëve dhe po heton ngjarjen.
Begaj: Ja si ndodhi ngjarja
Në orën 4 të mëngjesit, elemntë të maskuar vijnë dhe hapin derën dhe në atë kohë i ndjen vajza. Del e para, debaton me ta, ata i thonë jemi policia e i drejton automatikun. Ndërkohë vajza tenton t’iu heqi maskën. E shtyn vajzën dhe me pjesën e fundit të automatikut e godet në krahun e djathtë të kokës. Duke ulëritur vajza u zgjuam nga gjumi në të gjithë. Pasi dolëm ne ata hodhën një ilaç, që nuk shikonim nga sytë. Këtu për dy tre minuta u bë tym, dhe nga të shtënat me armë dhe nga ai sprajti nuk shikonim dot. Qëlluan me breshërim automatiku dhe ikën.
Njoftimi i policisë së Vlorës
Vlore, rreth ores 04.00 ne sallen operative te Drejtorise se Policise eshte marre njoftim se ne lagjen Isa Boletini ka ndodhur nje tentative vjedhjeje. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar te gjitha sherbimet e policise dhe ne bashkepunim me Prokurorine Vlore eshte ngritur grup i posacem hetimor. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nje person i maskuar i pajisur me arme zjarri ka shkuar banesen e shtetasit D. B., qe ndodhet ne katin e 3 te pallatit. Mbasi ka konstatuar se ne banese kishte persona dhe pasi ka hasur ne rezistencen e anetareve te familjes eshte larguar pa arritur te marre asgje dhe ka qelluar lart ne drejtim te tavanit pa lenduar asnje nga anetaret e familjes. Dyshohet qe personi te kete pasur edhe bashkepunetore tjeter. Gjithashtu eshte gjetur i ngordhur edhe qeni i te zotit te baneses. Ne lidhje me kete rast policia ka shoqeruar 6 persona. Po punohet intensivisht per identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Add new comment