Gjermeni e Kokëdhima: Landfilli zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve.

Diskutohet domosdoshmëria e krijimit të një landfilli për zonën e Sarandës dhe Himarës. Ministrja e planifikimit të territorit dhe zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni dhe deputeti i PS, Koco Kokëdhima dhe përfaqësuesit të pushteti vendor, kanë parashtruar zgjidhjet për menaxhimin e mbetjeve inerte të ngurta dhe mbetjet e tjera urbane.
Ministrja Gjermeni u shpreh se krijimi i landfilleve do të ndikojë në tërheqjen e turistëve, do të sigurojë një jetesë më të mirë për qytetarët, si dhe do të ketë rritje ekonomike për të gjithë zonë bregdetare.
“Është një nismë pozitive dhe një mundësi shumë e mirë për qarkun e Vlorës. Krijimi i landfilldit është mënyrë e mirë për menaxhimin e mbetjeve. Mund të them se zgjidhja problemit të mbetjeve të ngurta është një metodë ekologjike. Është e mundshme për shkak të resurseve natyrore që ka Shqipëria”, tha ministrja Gjermeni.
Ndërkohë, deputeti i qarkut të Vlorës Koco Kokdhima, u shpreh se ky projekt, me një investim prej 7 mln dollarë, është një shembull suksesi në Shqipëri.
Ndërkohë disa muaj më parë është diskutuar edhe ndërtimi i një landfilli në fshatin Sherishtë të Vlorës. Këto investime në jug të vendit, vijnë në kuadër të projektit Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i zonës Bregdetare.
Add new comment