“Mea culpa” e Edi Ramës

Postuar në 25 Korrik, 2011 06:32

Në një intervistë botuar sot në gazetën “Shekulli”, Edi Rama ka dhënë shpjegimin më të plotë deri më sot për gabimin e bërë nga ai kur pranoi ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. “Qëllimi i ndryshimeve kushtetuese ishte përmirësimi, jo përkeqësimi i sistemit politik; konsolidimi i procesit demokratik, në marrëdhëniet ndërinstitucionale, në parlament e në qeverisje, jo shkatërrimi i tij; fuqizimi i alternativave konkuruese brenda një sistemi modern bipolar, jo rrënimi i shtetit dhe asfiksimi i pushteteve të pavarura kushtetuese përmes një koalicioni laraman pa din as iman.” – deklaron ai. Sipas Ramës, qëllimi i ndryshimeve kushtetuese ishte i mirë, por mesa duket, rezultati jo.

Sidoqoftë, Rama nuk shpjegon konkretisht në intervistën e tij se çfarë duhet ndryshuar – ai mjaftohet me deklarimin se, kësaj radhe, do të ketë një konsultim të gjerë me specialistë dhe me publikun, para se të propozohet një paketë për ndryshime të reja kushtetuese. Ai e hedh poshtë kategorikisht ofertën për ndryshime vetëm në Kodin Zgjedhor, bërë nga Astrit Patozi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së. Sipas Ramës, “arnat ligjore për sy e faqe në ligje që nuk zbatohen, na çojnë drejt çerdhes arabike të regjimeve pa barazi përpara ligjit, ku partia është shteti dhe sundimtari është partia”.  Ai e bën të qartë se PS-ja do të reagojë në bazë të konstatimeve e sugjerimeve të raportit të OSBE/ODHIR-it, për të ofruar një paketë garancish kushtetuese e ligjore që do të pengonte përfundimisht manipulimet elektorale. 

Në lidhje me ndërprejen e protestave pas 17 majit, kur KQZ-ja filloi numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, Rama nuk pranon se ishte një vendim i gabuar. Ai deklaron se, edhe pse e mirëkupton dëshpërimin e njerëzve të revoltuar nga padrejtësia e hapur që u bë në zgjedhjet e Tiranës, është i mendimit se vjedhjen e zgjedhjeve “duhet ta paguajë Saliu duke ikur, jo Shqipëria duke u djegur”. Ndërkohë, ai pohon se protesta opozitare do të ketë në të ardhmen, por ato do të ndërthuren edhe me aksion parlamentar të opozitës.

E.Z.

Comments

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Puna e Edi Rames nuk qendron tek ndryshimi i kushtetutes por te njeriu me te cilin e beri kete ndryshim. qe ne emer te"Beses" kushedi sa here ka ngrene ne bese, dhe ky njeri mbetet Sali Berisha.Personi me negativ ne historine e 20 viteve me nje ndryshim jo se te tjeret jane me te mire se ky, por se nuk shkojne ne kufijte e marrrezise mesjetare te ketij bajraktari.......Qe te vret naten dhe diten......

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Puna e Edi Rames nuk qendron tek ndryshimi i kushtetutes por te njeriu me te cilin e beri kete ndryshim. qe ne emer te"Beses" kushedi sa here ka ngrene ne bese, dhe ky njeri mbetet Sali Berisha.Personi me negativ ne historine e 20 viteve me nje ndryshim jo se te tjeret jane me te mire se ky, por se nuk shkojne ne kufijte e marrrezise mesjetare te ketij bajraktari.......Qe te vret naten dhe diten......

Submitted by anonim (not verified) on

Me Sali Besrishen eshte e veshtire te besh kompromis sepse edhe kur i ben ai i thyen me te dyja duart.Kesht u qe sia vlen ta zesh me goje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.