Franca shtrëngon masat ndaj emigracionit

Postuar në 28 Korrik, 2011 08:43

Qeveria franceze ka vendosur të shtrëngojë masat ndaj emigraciont klandestin, por edhe atij legal. Ministri i Brendshëm Claude Guéant ka vendosur që ta çojë numrin e emigrantëve pa dokumenta që dëbohen nga vendi në 30 mijë në vit. “Që nga janari numri i dëbimeve është mesatarisht 2500 vetë në muaj” – thotë për gazetën Le Figaro, një drejtues i policisë kufitare. Ndërkohë, korriku pritet të shënojë një rritje prej 7%. Por edhe emgracioni i  rregullt pritet të vihet nën kontroll të rreptë, bën të ditur Ministria e Brendshme franceze. Që nga ky vit planifikohet që numri  atyre që vijnë në Francë me dokumenta të rregullta të ulet nga 200 mije në 180 mije, bëhet e ditur nga Le Figaro.

A.K.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.