Rama e lë derën hapur për Metën

Postuar në 18 Nëntor, 2011 04:47

Në programin e  mbrëmshëm Top Story, teksa po i kërkoheshin konsiderata për eksponentët e lartë të politikës, Edi Rama vijoi të jetë i kujdesshëm me Ilir Metën. Me atë që ai tha në këtë bisedë, nuk duken krejt të kota pandehmat e hamendësimet mbi një koalicion të mundshëm parazgjedhor. “[Në librin tim Kurban] thjesht kam thënë atë që mendoj për Ilir Metën. Dhe çështja nuk është që kam lënë një derë të hapur, por realisht mendoj se për gjithkënd në një moshë të caktuar (jo në moshën e pashpresë të Saliut), ka një mundësi të dytë.”, u shpreh ai.

Nuk duhet ndonjë zor i madh për ta lexuar këtë deklaratë. Koalicioni mes tyre mund të jetë i pamundur për shumë arsye, por fakt është që një gjë e tillë tanimë nuk përjashtohet nga palët. Rama është i fundit ndër socialistët që bën një deklaratë të tillë, me anën e së cilës lë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi. Është e qartë se në PS kanë filluar të kenë vlerë më shumë garancitë për fitore se sa arsyetimet morale. Bëjnë mirë? Ja, ky është një diskutim i madh, që duhet bërë. E me siguri ka për t’u bërë.

M.N.

Comments

Submitted by Milan77 (not verified) on

<p>Po cfare shembulli moral do u japin votuesve me kete lloj koalicioni? Eshte e sigurte, ata qe nuk e duan kete qeveri, nuk e duan vetem se eshte Saliu, por edhe se eshte Meta. Pas kesaj marrveshje, si i bie qe te votojne anetaret e PS ne keshillat e qarqeve ne Berat, Fier, Gjirokaster e gjetke? Ku do te perfundojne&nbsp;denglat morale per shitje e blerje keshilltaresh? Po masakra e 21 Janarit si do te klasifikohet pas kesaj?&nbsp;Perse mendohet qe LSI do te sillet me mire ne qeveri me PS sesa me PD? Per sa kohe qe PS nuk arrin te binde popullin dhe te shtoje votat nga pjesa e shendoshe dhe e moralshme e shoqerise (per aq sa mund te kete mbetur e tille) eshte e kote te shpresohet ne nje qeveri PS-LSI. Kjo do te jete thjesht nje zgjatje e agonise, aq me teper se me c&#39;duken bathet ne 2013 nuk do kene asgje per te ndare nga pasuria publike....</p>

Submitted by Gingi (not verified) on

<p>C&#39;do njeri i ben keq vetes, sic ka deshire.Nese&nbsp; Rama o cilido tjeter &quot;gjeneral&quot; i Ps&nbsp;&nbsp;ndermendeson &nbsp;nje riafrim me Partine/Ndermarrje te Metes,ky eshte mazokizem tipik&nbsp; i te majtave ose me keq akoma. llogari politike pa moral.</p><p>Une jam i majte, per bindje, arsye e rrethana.Une mendoj qe aftesite dhe perkushtimi jane paramentrat e gjykimit per te&nbsp; gjithe.E quaj elementare qe perkatesia politike e njerezve nuk&nbsp; perben curriculum vitae.Une i gjykoj njerezit per ate qe bejne jo per ate qe jane.Une&nbsp;&nbsp; ryshfetin,arrogancen, abuzimin me detyren, i quaj krime.Une mendoj se mafia te merr frymen per breza, sepse infekton mendesine dhe sjelljen ndaj asaj qe eshte e perbashket, publike.Do te doja, sinqerisht, qe kur te shkoja ne spital, te kurohesha, ne limitet e shkences dhe perkushtimit&nbsp; profesional,dhe kjo te behej FALAS. sepse eshte sherbim publik.Keto jane vetem disa nga arsyet qe nje aleance hipotetike me Lsi me tmerron.Nuk ekzagjeroj nese them qe Lsi dhe gjithe &quot;filozofia&quot; e saj eshte gangrene.Shpresoj&nbsp;e lutem &nbsp;qe koha te pergenjeshtroje kete&nbsp;, qe Nano e quan &quot;hapje dere&quot; une e quaj hapje e dickaje tjeter, &nbsp;te kryetarit te PS.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.