Rusia e gatshme të pranojë serbët e Kosovës

Postuar në 18 Nëntor, 2011 12:16

Kërkesa e një grupi shoqatash të serbëve të Kosovës drejtuar ambasadës ruse në Beograd ku kërkohet nënshtetësi dhe mbrojtje nga Moska pasi Beogradi nuk i mbron dot, ka zgjuar menjëherë reagime. Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç është shprehur në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Kazakistanit se “kërkesa është thirrje për mbrojtje; nuk është thirrje për emigrim, por për ndihmë”. Nuk ka munguar me reagimin e tij as ambasadori rus pranë NATO-s, Dmitri Rogozin i cili është shprehur se Moska i pret me krahëhapur “vëllezërit serbë”. Në të njëjtën gjatësi vale, por më i kursyer ka qenë edhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i cili ka thënë se “Kremlini i kupton plotësisht kërkesat masive të serbëve që jetojnë në Kosovë për pasaporta ruse dhe do t’i shqyrtojë këto kërkesa, në mënyrë të kujdesshme”. Tre ditë më parë, disa shoqata serbe nga veriu i Kosovës i dërguan një letër ambasadës ruse në Beograd, përmes të cilës kërkonin që mijëra serbëve të Kosovës t’u mundësohej marrja e shtetësisë ruse. Në letër thuhej se, ky vendim i serbëve të Kosovës vinte si rrjedhojë e revoltës dhe dëshpërimit të tyre ndaj pushtetit të Beogradit. “Ky veprim është një manifestim i pakënaqësisë dhe njëherësh një vërejtje për pushtetin tonë në Beograd, sepse tregon se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë kanë më shumë besim tek një shtet tjetër sesa tek vetë Serbia”, thuhej në letër.

H.B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.