Kurbani shndërrohet në argument debati

Postuar në 23 Nëntor, 2011 04:00

Nuk ka ditë të mos flitet për librin Kurban. Edhe sot ishin dy shkrime. Njëri ish i Artur Zhejit në Mapo. Lexuesi mund të zhgënjehet, nëse zë ta lexojë me idenë se do të gjejë aty një kritikë të rreptë të Ramës. Në fakt, ai paralajmëron në krye të shkrimit se në libër i bëhet një revizionim të vërtetave të djeshme nën shtysën e interesave të sotme, por më pas nuk është se argumentohet shumë kjo gjë. Përkundrazi, në mendje të mbeten fjalët “gjeni”, “enfant prodige”, etj, të cilat ai i harxhon për Ramën e një dekade më parë.

Shkrimi tjetër është i Daut Gumenit, i cili në pjesën e parë i bën një vlerësim estetik e gjuhësor librit, dhe në pjesën e dytë polemizon fort (pa përmendur emra) me ata që e kanë sulmuar këtë libër ende pa e lexuar atë. Është evidente që Gumeni nuk i kursen superlativat për Kurbanin.

Një nga ata që kanë lëshuar kritika në adresë të librit e të autorit ka qenë Lubonja, i cili ka shkruar një shkrim të gjatë të publikuar në dy numra të Panoramës. Në këtë shkrim Lubonja këmbëngul, se autori ka fshehur apo ka trukuar të vërtetat e jetës së tij. Lubonjës i përgjigjet pa ndonjë nerv e synim polemik Vehbiu, jo duke marrë në mbrojtje librin, por duke legjitimuar kujtesën selektive të çdo autori, teksa është duke bërë një jetëshkrim. Vehbiu nuk është dakord me optikën esencialiste e absolutiste të Lubonjës.

Po atë ditë ra në sy një shkrim polemik i Bazes, i cili sheh tek Lubonja (në veçanti tek libri i tij mbi ngjarjet e ’97-s) pikërisht atë mëkat që ky i fundit sheh tek Rama, dmth trukimin e të vërtetave.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.