Arben Malaj: Financat tona janë në një situatë dramatike

Në një shkrim të publikuar në disa të përditshme, Arben Malaj bën një listë të rreziqeve, me të cilat do duhen bërë hesapet në të mirë të stabilitetit të financave tona publike. Mund të duken si arsyetime ngushtësisht teknike, por janë të rëndësishme. Së pari – thotë ai – vendi ynë ka borxhin më të lartë nga të gjitha vendet e rajonit. Mesatarja e borxhit publik në vendet e rajonit është 38.6% e PBB-së, ndërsa në vendin tonë rreth 60%, ose 25% më i lartë. Së dyti – dhe këtu jemi tek një optikë tjetër e kqyrjes të të njëjtit rrezik – kemi borxhin më të lartë në raport me të ardhurat që mbledhim në buxhet. Në vendet e rajonit borxhi është 1.1 herë më i madh se të ardhurat buxhetore, në Shqipëri borxhi është 2.3 herë më i madh, ose dy herë më shumë/keq se mesatarja e tyre. Së treti, kemi koston më të rëndë në financimin e borxhit publik; kjo kosto është 3 herë më e lartë se në vendet e rajonit. Së katërti, ne kemi hapësirën më të vogël për të manovruar me investime shtesë apo ulje taksash. Kur borxhi është i ulët, egziston mundësia të bëhen investime në ekonomi pa dëmtuar ndjeshëm stabilitetin e financave. Ne nuk e kemi këtë mundësi. Së pesti, ne kemi vlerësimin më të dobët lidhur me garancinë për bonot e thesarit (veç Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës). Kjo do të thotë se ata që blejnë borxhin tonë, duan norma më të larta fitimi, dhe kjo është ngarkesë mbi koston e financimit për buxhetin dhe biznesin.
Re.Pu.
Comments
Mbase je specialist i mire
<p>Mbase je specialist i mire per problemet ekonomiko-financiare,por ne,nga anet tona,kemi nje fjale te urte:"Gjalpi ne lekuren e qenit,nuk hahet".Vetem fakti qe je bashkepuntor i ngushte dhe vegel e bindur ( partizan i nje ideali,i kusarise) e njeriut te zhytur deri ne fyt me veset me te poshtera te njeriut,Fatos Nanos,me vjen ndoht edhe te lexoj ato qe thua.</p>
Add new comment