Alfred Zijai-Armando Dukës: Ke parë futboll për herë të parë në moshën 40-vjeçare

Postuar në 25 Nëntor, 2011 15:04

Alfred Zijai, ish-futbollist i njohur i Flamurtarit dhe Armando Duka, kreu i FSHF-së janë përplasur dje në një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të Federatës, i mbledhur pikërisht për të ‘analizuar’ një palë akuzash të rënda të hedhura nga Zijai për arbitrimet e trukuara. Debati nuk i ka shpëtuar sindromës më-the-të-thashë dhe Presidenti me ish-futbollistin, njëherësh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, kanë ndeshur brirët. Duka e ka vënë veten në rolin e llogarikërkuesit, ndërsa Zijai më shumë se ka dhënë llogari ka sqaruar pozicionin, por pa lëvizur prej tij. Duka e ka marrë si ofendim deklaratën e Zijait, sipas të cilit Presidenti i FSHF ka parë futboll për herë të parë në moshën 40-vjeçare. Varet si e merrni ju, por kam thënë një të vërtetë, pasi ju në botën e futbollit në ato vite keni hyrë, pasi nuk keni qenë as futbollist dhe as nuk vinit nga bota e sportit”, ia ka pritur ish-futbollisti i Flamurtarit. Debati i zbardhur nga ‘Panorama Sport’ vjen pas një interviste të Alfred Zijait në të njëjtën gazetë ku ai akuzonte ish-gjyqtarin Bujar Pregja për trukim ndeshjesh. Komiteti Ekzekutiv ka ngritur një grup auditi, i cili do të hetojë mbi akuzat e Zijait.

H.B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.