Po fryjnë erëra të nacionalizmit në kufirin serbo-shqiptar

Agjencia INA i bën jehonë një apeli të “intelektualëve shqiptarë të Luginës së Preshevës” (ky është emërtimi që kanë parapëlqyer për veten autorët e Apelit në fjalë), të cilët kanë reaguar flakë për flakë ndaj vizitës së Tadiçit në Kosovë dhe ndaj qëndrimeve që ai ka mbajtur. Në këtë deklaratë u kërkohet presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës e të Shqipërisë të vizitojnë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e kjo, sipas tyre, duhet të bëhet në rrethanat që zyrtarë të lartë të shtetit serb këtë po e bëjnë tash e disa herë në Kosovë [për të mbrojtur] “një grusht bashkëvendësish të tyre”.
“Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha apo kryeministri Hashim Thaçi, duhet të marrin përgjegjësinë dhe shembullin, [e] të vijnë një ditë e të vizitojnë tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, të vizitojnë monumentet kulturo-historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitetet tjera”, shprehet ky forum.
Sipas të gjitha gjasave, apeli i tyre do të bjerë në vesh të shurdhër.
Re.Pu.
Comments
I vetmi qe ka vajtur ne
<p>I vetmi qe ka vajtur ne Luginen e Presheves eshte Ilir Meta---Thoni ca te oni ,por Iliri eshte tip kurajozi per ketogjera , </p>
Add new comment