Po fryjnë erëra të nacionalizmit në kufirin serbo-shqiptar

Postuar në 08 Janar, 2012 06:08

Agjencia INA i bën jehonë një apeli të “intelektualëve shqiptarë të Luginës së Preshevës” (ky është emërtimi që kanë parapëlqyer për veten autorët e Apelit në fjalë), të cilët kanë reaguar flakë për flakë ndaj vizitës së Tadiçit në Kosovë dhe ndaj qëndrimeve që ai ka mbajtur. Në këtë deklaratë u kërkohet presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës e të Shqipërisë të vizitojnë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e kjo, sipas tyre, duhet të bëhet në rrethanat që zyrtarë të lartë të shtetit serb këtë po e bëjnë tash e disa herë në Kosovë [për të mbrojtur] “një grusht bashkëvendësish të tyre”.

“Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha apo kryeministri Hashim Thaçi, duhet të marrin përgjegjësinë dhe shembullin, [e] të vijnë një ditë e të vizitojnë tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, të vizitojnë monumentet kulturo-historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitetet tjera”, shprehet ky forum.

Sipas të gjitha gjasave, apeli i tyre do të bjerë në vesh të shurdhër.

Re.Pu.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>I vetmi&nbsp; qe ka vajtur ne Luginen e Presheves&nbsp; eshte Ilir Meta---Thoni ca te oni ,por&nbsp;&nbsp; Iliri&nbsp; eshte tip&nbsp; kurajozi per ketogjera ,&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.