Tanja Fajon, dhe gogoli i rikthimit të vizave në Mars.

Raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka deklaruar për mediat serbe se deri në mars do të miratohet vendimi për verifikimin e mekanizmit për pezullimin e regjimit të vizave. Mekanizmi për pezullimin e liberalizimit të vizave për disa vende do të jetë për një periudhë gjashtë mujore, më pas në nëntë muaj dhe në në fund ai shtet të kthehet në listën e ashtuquajtur të zezë.
Duket sikur vizat janë si ai gogoli, me të cilin trembin kalamajtë e vegjël të pabindur për të ngrënë lugën e muhalebisë. Shtetet e Ballkanit i kanë të tëra arsyet për t’u trajtuar kështu, që nga paaftësia për të marrë vendime për të ardhmen e tyre, leja për t’iu bashkuar grupit të ‘adultëve’, dhe sjelljet e papërgjegjëshme të sistemit të tyre politik. Por teoria e gogolit tregon se shtetet e Evropës nuk kanë arritur të kuptojnë se frika nga gogoli varet pak edhe nga luga e supës që kanë në dorë. Prandaj politika ballkanike vazhdon me stilin e vet, pavarësisht se Evropa vazhdon me gogolin e konsumuar.
K. Cukali
Add new comment