Bamir Topi është në negociata me të gjithë ish-pd-istët

Shqipi kish publikuar sot scoop-in, sipas të cilit ish-kryetari i Partisë Demokratike Eduard Selami, që “është dërguar syrgjyn në Amerikë”, është në negociata me Bamir Topin e me ish-pd-istë të tjerë të rëndësishëm lidhur me krijimin e partisë së re. Raportimi i Shqipit bazohej në të dhëna të marra nga burime të mbajtura të fshehta, e prandaj scoop-i mund të merret për spekullim. Por e vërteta është se negociata të tilla ekzistojnë. Bamir Topi dhe të tjerët janë në kontakt jo vetëm me Selamin, por edhe me Shenasi Ramën. Çështja është se negociatat janë në një fazë embrionale, e hë për hë larg konkretizimit. Eduard Selami ka demonstruar gjithë këto kohë se është i gatshëm ta lërë atë që ka ndërtuar në SHBA e të kthehet në Shqipëri veç në rrethanat e një projekti të sigurtë politik. Ndërsa Shenasi Rama ka mbajtur distancë me idenë e ndonjë angazhimi politik në Tiranë. Të paktën, publikisht.
Gjithçka do të varet nga mendimi që ata kanë për Topin, dhe nga aftësia e këtij të fundit për ta bërë ndjellës idenë e vet. Dhe në këtë mes nuk është vetëm problemi i ‘shqiptaro-amerikanëve’; është problemi i të gjithë të tjerëve, që negociatat me Topin i kanë në një fazë më të përparuar.
Re.Pu.
Add new comment