Albin Kurti: Ambasadorët i kanë ulur tonet pas 14 janarit

Albin Kurti flet për herë të parë (për radion Europa e Lirë) pas asaj që ndodhi, dhe pyetja e parë që i bëhet është mbi marrëdhëniet e tij me ambasadorët. Ai thotë në thelb, se qëndrimi kritik i ambasadorëve në adresë të Vetvendosjes para protestës së 14 janarit ka ardhur për shkak të kurthit propagandistik që atyre u kish ngritur Hashim Thaçi me të vetët. Këta të fundit “nuk e hoqën nga goja fjalën dhunë, dhe ngjarjet dëshmuan se ata e kishin një plan të dhunshëm”, saktëson ai, duke lënë të nënkuptohet se më pas ndërkombëtarët duhen të jenë ndjerë të tradhëtuar apo të përdorur. “Pas protestës së 14 janarit, ambasadorët e Pesëshes (SHBA, Britani, Francë, Gjermani, Itali. Re.Pu.) filluan të flasin shumë më butë, sepse e panë që deklarata e tyre nuk i ishte referuar realitetit, por perceptimit, të cilin dëshironte ta krijonte Qeveria e Kosovës”, përfundon Kurti.
Është e vërtetë? Ndoshta. Por edhe vetë Albini të jep përshtypjen se është bërë i vetëdijshëm që ambasadorët nuk janë një gjë që mund të anashkalohen, apo shpërfillen këtej nga anët tona. Ky fakt ka të bëjë me limitet e botës shqiptare.
M.N.
Comments
ndoshta edhe sikur shtypi te
<p>ndoshta edhe sikur shtypi te mos ia varte shume ambasadoreve gjerat edhe mund te ndryshonin. por shtypi yne mezi pret ndonje lajm per te dhene mbi ambasadoret. Madje kot nuk e ben Top Channel nje reality show te quajtur : "Ambasadoret".</p>
Add new comment