Ilir Meta: Kam një audio-video-përgjim për Edi Ramën

Në harkun e pak minutave, Ilir Meta thotë do gjëra interesante. Është i shqetësuar nga imitimi i funeralit në protestën e eurosocialistëve përpara ndërtesës së Gjykatës së Lartë, dhe e etiketoi Edi Ramën si ‘biznesmenin më të ri në sipërmarrjet funerale’. Pastaj na bëri me dije se kish ngrënë një drekë me Filip Çakulin, dhe gjeti rast ta ftonte Edi Ramën në një ballafaqim tek Fiks Fare (!!!). Në fund la të nënkuptohet se ka në dorë një atout, një regjistrim të Edi Ramës, që e nxjerr këtë të fundit në një dritë jo fort të lezetshme. “Unë dua vetëm 2 minuta kohë për të transmetuar diçka në video dhe audio për të parë vërtet se kush ndërhyn tek prokuroria dhe gjyqtarët për qëllime politike”, tha ai, duke aluduar se ka prova që Rama ka ndërhyrë tek sistemi i drejtësisë.
Një gjë s’kuptohet: pse duhet t’i marrë dorën Ramës për t’ia nxjerrë pisllëqet në shesh? Mund t’ia nxjerrë ku e kur të dojë. Dhe ne të respublica-s jemi të gatshëm ta marrim e ta publikojmë atë audio-video-përgjim, që denoncon praktika jo ligjore e jo korrekte të shefit të opozitës. Madje, po ofrohemi të parët.
M.N.
Comments
Eshte thjesht presion se ai

Eshte thjesht presion se ai qe e ka e nxjerr e publikon nuk i merr leje asnjerit..........pra .......shpif te shpifim se mbetet dicka......

Ka marre vesh qe jane gati

Ka marre vesh qe jane gati per tu transmetuar videot e tjera ku del e shoqja me thesin e parave ne makine prandaj i ka dale vetja jashte kontrollit. Na paska nje regjistrim ku Rama ne opozite, nga pozitat e papushtetit kerkon ndihmen e Prokurores ... dhe u mendua e u mendua e beri shantazhin ala Berishe te rradhes. Ka tri dite qe flet vetem brockulla.

Ka ne dizpocion 17

Ka ne dizpocion 17 televizione gazeta e lloj lloj mediash te tjera, e na del e flet pallavra, dashka 2 minuta kohe??? Ku i do et Fiks Fare? Z. Cakulli deklaroi pak me pare se eshte i disponueshem!!! Ik me Like bej ndonje Trike!!!

gjobevenes. kriminel

gjobevenes. kriminel

Coje me mire te TV Klan se

Coje me mire te TV Klan se ka shkikushmeri me te madhe.

Po te isha si Spartaku pas
Po te isha si Spartaku pas asaj qe thote ky maskarai do te merr ja masa per te ruajur koken pasi horrat e Kokemadhit mund ta heqin qafe tani qe su duhet me dhe te thone qe e ka vrare opozita (mund te thone edhe qe Rama personalisht ka vjedhur edhe videon e padukshme e dhe imagjinare te Fahriut dhe Ilir-Monikes).
Ose mund te bej vaki qe Taku mund te shkoje edhe per gjah apo per peshkim dhe ne kete rast e merr ne dore Mafia serbo-malazeze e Bishes se Vicidolit qe ja ka marre doren ketyre "vetevrasjeve aksidentale apo aksidenteve teknologjike".
Po fillojne te hane njeri tjetrin dhe kjo eshte shenje e mire per Shqiperine.
I thote Rames "me ler te

I thote Rames "me ler te vjedh rehat mos me pengo, se edhe ti nuk je me i mire."

Kurse Rama tani mendohet se ku dreqin e kane kapur ne video qe mund ta diskretitojne.

Kuptohet se kur erdhi fillimisht ne pushtet Rama thoshte qe s'ka burre nene dhe bir kurve te gjeje qe une kam vjedhur apo kam bere shkelje.

Te shohim pergjigjen!

Ajo qe dihet eshte se nga kjo ndeshje qeveritaresh perbindesha ajo qe e peson perdite eshte Shqiperia dhe populli i saj.

Te gjithe ju keni video per

Te gjithe ju keni video per njeni tjterin.

Add new comment