Mitt Romney-i në telash për punë taksash?

Postuar në 18 Janar, 2012 14:42

Republikani që ka gjasa të jetë përballë Obama-s në muajin nëntor është Mitt Romney, por duket se ai e ka futur veten në një telash të vogël këto ditë. Ose është vetë ai që – për një teknikë marketingu elektoral – ka qejf të duket e gjitha si një telash. Romney ka deklaruar se paguan në formën e taksave rreth 15% të të ardhurave të veta, dhe se shumë prej këtyre të ardhurave i vinë prej investimeve e honorareve të fjalimeve që ka mbajtur, e jo prej rrogës.

Është kështu? Ai ende nuk e ka bërë publike faturën e taksave që paguan. Ka premtuar se do ta bëjë, por nuk e ka bërë. Një miku i tij, guvernatori i New Jersey-it, Chris Christie, po e nxit publikisht ta bëjë tani këtë punë, e të mos presë Prillin, siç ka premtuar. “Sa më shpejt ta bëjë këtë gjë, aq më mirë do jetë”, tha ai.

Ç’do bëjë Mitt Romney?

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.