Raporti i FBI-së ka mbërritur; pritet reagimi i Prokurorisë

Postuar në 19 Janar, 2012 09:32

“Ka mbërritur pranë prokurorëve shqiptarë raporti i FBI-së lidhur me hetimin që ata u kanë bërë disa rrethanave të krimit të kryer më 21 janar të vitit të shkuar”, thonë disa agjenci lajmesh online. Të gjithë ata që e përhapin këtë lajm i referohen burimit mediatik, dmth Top-channel-it, gazetarët e të cilit kanë informuar të parët se, sipas disa burimeve nga prokuroria, ekspertët e këtushëm janë duke e përkthyer këtë raport.

Prokurorët nuk kanë bërë asnjë njoftim publik. Nëse lajmi është i vërtetë, ata do duhej që sot, ose e shumta nesër, të informonin mbi detaje të raportit. Kuptohet, nëse nuk i konsiderojnë si sekret hetimor.

Raportimet e derisotme kanë nënvizuar faktin që FBI-ja ka marrë përsipër ekpsertizën balistike të plumbave, dhe në të njëjtën kohë, verifikimin nëse është bërë ndërhyrje në serverin e kryeministrisë. Siç mund të merret me mend, ekspertiza e FBI-së mund ta rigjallërojë procesin e hetimit në Tiranë.

E.G.

Comments

Submitted by JasonBourne (not verified) on

Une e cmoj investigimin qe i ka bere FBI provave te 21 janarit por mendoni se ca do ndodhe pas kesaj: ta zeme se FBI verteton qe materiali nga serveri i kryeministrise eshte fshire apo rregulluar sipas deshires - atehere do ngrihet padi se kush e ka fshire  (IT i kryeministrise); do leshohet mandat arresti (gjoja) - kur te jete "bindur" kryeministri yne i dashur qe shiko se paskan futur duart tek kamerat do vendose qe IT apo kushdo qe ka nderhyre te iki me specializim ne Kine (si Ilir Kumbari) dhe te jetoje derisa ketej te qetesohen ujerat. Qofte edhe per plumbat - kryeministri po zhduk njerez - jo me armet me te cilat jane qelluar 4 njerez ne 21 janar.

....... Une them kot merreni me keto gjera - gjeja e pare qe duhet bere eshte te hiqet kreu yne dhe te cohet tek vendi i qenit - pastaj zgjidhni problemet!

Submitted by Tiku (not verified) on

Te presim se ç'thote ky raport, se edhe raporti po videon e Likes nga larg erdhi, por nuk hyri ne pune per azgje!!!!!!!!!!

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Per te qene sa ma afer objektivitetit mund te pohojme se:

Nga te gjitha fotografite e publikueme neper gazeta dhe ne internet rreth ngjarjeve te trishtueshme te 21 janarit te vjetshem (2011 te cilat i kam ne kompjuter) del pa asnji lloj dyshimi dhe pa asnji lloj njiansie se Edi Rama&Co kan organizue rrezimin e qeverise me dhune siç e kan pase parim etrit e tyne.

Mandej duhet analizue reagimi i policise ndaj tentatives per rezimin e qeverise me dhune.

Un personalisht jam per heqjen e Sali Berishes. Por problemi ma i madh asht se cilin te vesh ne vend te tij dhe si.

Submitted by kronika shekulli (not verified) on

mbrritjen e raportti e ka lajmeru Shekulli jo top channel. beni kujdes me kto citimet

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.