Kompanitë e ndërtimit janë shkrehur tërësisht

Postuar në 20 Janar, 2012 05:37

Sipas të dhënave që dalin nga shoqata e ndërtuesve shqiptarë, rezulton se 84,5% e bizneseve që operojnë në këtë fushë nuk kanë në plan asnjë lloj investimi për gjashtë muajt e parë të vitit të ri. Kur e lexon këtë shifër duket si gabim shtypi, por është tamam kështu: 84,5%. Tetëdhjetë e katër presje pesë përqind. Para gjashtë muajsh, kjo shifër ka qenë në nivelin e 82%-ëshit, gjë që do të thotë se paraliza e këtij sektori ka kohë që ekziston, duke sjellë impakt në terma të punësimit, por edhe të GDP-së. U bënë vite tanimë që ndërtuesit ankohen. Sipas shqiptares.com, flitet se në Tiranë janë mbi katër mijë apartamente të pashitura, dhe kjo rënie e kërkesës llogaritet si një nga faktorët e krizës së sektorit. Sipas Ilir Hebovisë (zv.drejtor I shoqatës), që është intervistuar nga e njëjta e përditshme, tregu i banesave pritet të mbetet i kallkanosur edhe në gjysmën e parë të vitit 2012.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>E ku qenka problemi? Kompanite e ndertimit ne shqiperi, jane te gjitha shoqerira fantazem ne te cilat punesohen fatkeqer pa asnje lloj sigurimi social. Ekzistojne vetem per te mbushur ne te zeze xhepat e politikaneve te radhes, te majte a te djathte qofshin duke lene pas nje reke problemesh, si ambiantale, pronesore, sociale, korruptive e kush ka te tjera le ti shtoje. Kompanite e ndertimit ne shqiperi kane funksionuar gjithnje si klane mafjoze dhe jo si pjese e rritjes dhe e ekonomise se ketij vendi. Shpresoj te mos e marin veten kurre. Dhe ato para qe kane bere nga shitjet me çmime absurde sikur blije shtepi ne Duomo e jo buze nje liqeni te shkerdhyer qe vjen era pucete, i befshin ilaçe. &nbsp; &nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.