Policë pa fund në manifestimin e opozitës; por gjithçka u zhvillua paqësisht

Njerëzit e opozitës përkujtuan një vjetorin e 21 janarit. Ishte një manifestim jo imponues në pikëpamje numerike, por edhe nuk ishte paralajmëruar si i tillë. Duhet të ishin 2-3 mijë vetë, të cilët bënë një marshim të ndadaltë në gjithë gjatësinë e bulevardit, në heshtje, me muzikë funebër në sfond. Pranë kryeministrisë, aty ku mbetën të vrarë katër opozitarë një vit më parë nën breshërinë e plumbave të Gardës, turma ish planifikuar të ndalonte në secilin vendngjarje, të vendoste lule, e të merrte kthesën. Lëvizja e turmës ish e organizuar. Dhjetra “policë” vullnetarë të opozitës, që dalloheshin nga një shirit i kuq që mbanin në krahun e djathtë, mbanin rregullin. Në të dy anët e bulevardit kish të tjerë njerëz që bënin sehir. Një fotoreporter vinte vëdallë me balonë për të kapur pamje nga lart.
Binin në sy kamerat e shumta të televizioneve të Tiranës, dhe fotoreporterë që fiksonin në celuloid pamje të homazhit. Binin në sy dhe policë të pafund, që ishin rreshtuar jo vetëm para kryeministrisë, por edhe në anët e tjera të kësaj godine. Insitucionet e tjera (e gjithë godina përballë kryeministrisë) ishin krejt ‘të pambrojtura’.
E.G.
Add new comment