Familjarët e opozitarëve të vrarë nga regjimi emocionojnë sallën e Akademisë së Arteve

Postuar në 21 Janar, 2012 09:49

Në sallën e Akademisë së Arteve, pas homazheve në bulevard, është mbajtur një takim përkujtimor. Kanë folur familjarë të katër opozitarëve që u vranë nga regjimi. Fjalët janë të thjeshta, por skena ishte emocionuese. Ja ndonjë pasazh nga fjala e tyre, dhe nga fjala e Zogajt dhe Ramës.

E shoqja e Aleks Nikës: “Falënderoj të gjithë ata që na kanë ndenjur pranë në këto ditë të tmerrshme. Solidariteti na ka ndihmuar…Do të shkojmë sot tek varri i tij, do e kemi më të vështirë që nga dita kur e varrosëm. Për të sot nuk ka akoma drejtësi. Ne do kërkojmë sa të kemi frymë shpagim dhe drejtësi. Për këtë jetojmë. Është detyrimi ynë i përjetshëm, për dashurinë tone”.

Mbesa e Hekuran Dedës: “Kjo qeveri na ka vrarë dy herë duke na ofruar para. Sali Berisha na ofroi fotografinë e vrasësit të vëllait tonë. Për me u tregu burri i mirë. Turp i mirë për Sali Berishën. Le të shkojë me fotografinë e tij tek prokuroria dhe të tregojë pse e ka bërë këtë vrasje. Prandaj ne e quajmë Sali Berishën fajtor për vrasjen e Hekuranit”.

Edi Rama: “Drejtësinë e kërkon Shqipëria, por e kërkojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, me në krye SHBA-atë, që kanë angazhuar agjencinë më të madhe të botës, FBI-në, për të zbardhur 21 janarin. Pa mbështetjen e SHBA-së, Shqipëria nuk do të shihte asnjë hetim për 21 janarin.”

Vajza e Ziver Veizit, Ana, 12 vjeç, reciton një vjershë të sajën: “Fshati im, në mes të maleve fushave dhe kodrave, aty gjendet fshati im!/Ai fshat nuk ka më gjelbërim, sepse trimin ja vranë/Ai kishe shkuar në luftë, jo me armë, por me fjalë/Ai fshat ende jeton, por mban një shtëpi bosh/Zemra qan për ata që e vranë, një zemër qan për atë që e vranë/një zemër qan, që gjallë nuk ma lanë.”

E shoqja e Faik Myrtajt: ““Nuk kam mundësi dhe as fuqi ndaj ju kërkoj juve të na vini drejtësinë në vend”.

Re.Pu.             

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.