Sa peshë kanë fjalët e Bob Hand-it rreth aftësisë së Berishës për të drejtuar vendin?

Në një intervistë dhënë dje Zërit të Amerikës, Bob Hand tha: ”Të ngresh akuza për grusht shteti apo të kërcënosh se do të ndjekësh ligjërisht zyrtarët pasi të jenë larguar nga posti, kjo sigurisht nuk është e dobishme. Mendoj se, duke vepruar kështu, Kryeministri dhe zyrtarët e qeverisë nuk do të bëjnë tjetër veçse do të krijojnë më tepër mosbesim në aftësinë që kanë për të drejtuar Shqipërinë” Por sa peshë kanë fjalët e tij?
Bob Hand (emir i plotë: Robert A. Hand) është këshilltar politik në Komisionin e Helsinkit të SHBA-së që prej vitit 1983. Komisioni përbëhet nga 9 senatorë, 9 kongresmenë, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit, një përfaqësues i Pentagonit dhe një i Departamentit të Tregtisë. Në këtë komision, Bob Hand është specialist i Ballkanit, që ndjek dhe raporton për zhvillimet në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ai ka qënë organizator i të gjitha seancave dëgjimore rreth Shqipërisë të zhvilluara nga Komisioni i Helsinkit të SHBA-së. Përfundimet e këtyre seancave dëgjimore i dërgohen Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, Pentagonit dhe Departamentit të Tregtisë.
Pas seancës dëgjimore të qershorit 1996, Bob Hand tha kështu në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës: “Nga qëndrimi që mbajti presidenti Berisha për zgjedhjet, vihet në dyshim të madh nëse ai ka ende ideale demokratike”. Pas seancës dëgjimore të korrikut 2004, Bob Hand tha kështu në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës: “Emërimi në poste të larta nga Kryeministri Nano i njerëzve që ai vetë i kishte akuzuar më parë për korrupsion, vë në dyshim të madh kredibilitetin e qeverisë së tij”
E.Zaloshnja
Comments
Atehere ti Shoku Zaloshnja

Atehere ti Shoku Zaloshnja nuk ke pasur kete mendim as per Shokun Nano as per Zotin Berisha.Po si nuk thenka gje per shoket Meta dhe Rama ky zoteria amerikan.

Boll vlere kane,por kur ti ju

Boll vlere kane,por kur ti ju ben analizen dhe i perdore,vlera e tyre bie pertoke.Kjo per E.Z.

Per shkak te nje kembengulje,

Per shkak te nje kembengulje, qe eshte tipike per te, shoku-zoti Sali vazhdon te numeroja cdo gol qe peson, si gol te shenuar nga ana e tij, dhe qe per kete arsye ai ka nje axhende dhe pikpamje krejtesisht personale dhe pa lidhje me realitetin.

Zoti Zaloshnja, cfare prisni qe ti interesoi z. Berisha se cfare thote ky Bobi? Shyqyr zotit ate nuk e njeh askush ne Shqiperi dhe ne Amerike ka mijra Bober te tjere qe mund te dalin e te thone te kunderten per Berishen!

Ne fakt ne duhet te na shqetsoje shume me teper vrasja e kater veteve ne mes te bulevardit, se sa cfare thote Bobi!

cfare ka thene bobi i

cfare ka thene bobi i sipercituar ne washington ne vitet 1991, 1996 dhe 2004, ka ndodhur nje vit me vone ne shqiperi...

Add new comment