Ndahet nga jeta ish-presidenti italian, Oscar Luigi Scalfaro

Postuar në 29 Janar, 2012 05:29

Ka vdekur gjatë natës, në moshën 93 vjeçare, Oscar Luigi Scalfaro, i cili ka qenë eksponent i rëndësishëm i Partisë Demokristiane Italiane, që ka dominuar jetën politike në Italinë e pasluftës. Pas rënies së Republikës së Parë, që pati për pasojë shkërrmoqjen e partisë komuniste dhe asaj demokristiane, Scalfaro kaloi me Partinë Demokratike, që në një masë të madhe është pasuesja e Partisë Komuniste (në fakt, kalimi në këtë parti ndodhi pas mbylljes së mandatit presidencial, në vitin 1999). Scalfaro ka qenë anëtar i parlamentit në të gjitha legjislaturat, qysh prej vitit 1946 deri në vitin 1992, kur u zgjodh President i Republikës. Më pas ka qenë senator ‘deri në fund të jetës’. Është nga paktët (tok me Sandro Pertini-n e Enrico de Nicola-n) që ka ushtruar përgjegjësitë më të rëndësishme në hierarkinë shtetërore italiane, atë të Presidentit të Republikës, të kreut të Senatit e të kreut të Dhomës së Deputetëve.

Shqiptarët duhet ta kenë fiksuar në kujtesë për faktin,që më 24 maj të vitit 1996, dy ditë para zgjedhjeve të bujshme (të bujshme, ngaqë votat u vodhën ‘me thasë’) të 26 majit, Scalfaro ka marrë pjesë në tubimin e mbylljes së fushatës së Partisë Demokratike dhe nga tribuna e atij tubimi u është drejtuar shqiptarëve me fjalët: “Ju e keni doktorin tuaj; ai është Sali Berisha”. Është një nga pak gjërat pa mend që ka bërë në këtë botë, e nuk është çudi të jetë penduar për këtë. Sidoqoftë, e vërteta është se më pas nuk i është kthyer kurrë atij momenti.

M.N.

 

Comments

Submitted by Altini (not verified) on

<p>Duhet theksuar se gjate presidences se te cilit u vrane edhe gjykatesit e medhenj, Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino. Ende i kam parasysh pamjet e popullit te revoltuar kur&nbsp; Presidenti Skalfaro u shkoi prane arkivolit gjykatesve te medhenj, duke ia drejtuar me fjalet: &quot;Vrases, vrases&quot;.</p>

Submitted by Pena (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp;Bota ka njerez qe i perkushtohen idealit te tyre,sic kane qene keta gjyqtare te &nbsp;medhenj,deri sa jane bere theror per drejtesine.Keta njerez,pa shkluar larg,i kemi tek dera,por juristet tane te shquar (si te kohes se monizmit dhe me pas),&quot;nuk&quot; i shohin.Cfar do te presesh nga znj.Shpresa e nje taborr i tere i korruptuar.Keta jane fatkeqesia me e madhe jona.Keta jane gjaku yne i shprishur.Dhe,te tille nuk jane vetem ne drejtesi... Me te rrezikeshmit jane ata ne politike,qe here shfaqen me fytyren e Nanos,here te Metes,here te Berishes,apo te hordhive qe iu vene pas.Jemi njeres qe nuk meritojme te mbajme ne koke borsalino,por ndonje tenxhere te vjeter alumini.Ne,jo vetem nuk dime.Me shume nuk duam te mesojme nga ajo qe shohim.Kjo eshte semundje e pasherueshme.</p>

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Sa per ate thenien per Sal-i Berishen ai as qe e ka vrare mendjen fare (Brejtje Ndergjegje ) ka marre ate Honorar-in dhe&nbsp; Cia-o.....Mbase do na pelqente ne te kish menduar ashtu........</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.