Dëshmi e para 100 viteve në 100 vjetorin e shtetit shqiptar

Armand Plaka sjell për Panoramën disa opinione mbi Shqipërinë e shqiptarët të analistit amerikan të fillimshekullit të shkuar, Albert Bushnell Hart. Shqiptarët, për të cilët ai shkruan (kryesisht në New York Times), sapo kanë shpallur pavarësinë e sapo kanë themeluar shtetin e vet, dhe këtë mot, kur po bëhen 100 vjet nga ai moment, opinionet e tij, që bëhen të ditura për herë të parë për publikun e këtushëm, paraqesin interes të kuptueshëm. Të bën përshtypje sidomos një fragment, që është veçuar dhe nga Armand Plaka:
“Askush nga fqinjët ballkanikë nuk e ka forcën fizike apo potencialin njerëzor për ta çuar Shqipërinë drejt civilizimit…. Dy milionë banorët e saj nuk mund të lihen as në fatin e tyre, as të fqinjëve. Ata mund të civilizohen dhe një ditë mund të shndërrohen potencialisht në një fuqi ballkanike; por deri atëherë do duhet të përjetohen zhgënjime, dështime, dhe luftra civile, para se Shqipëria të mund të bëhet njëra nga anëtaret e familjes botërore të kombeve të lira”.
Jemi bërë një anëtare e tillë?
E.G.
Comments
Te lumte dore e te

Te lumte dore e te faleminderit zoti Armand Plaka.Te tilla shkrime e vleresime nga bota,qe ne kohe te vjetra,per shqiptaret e Shqiperine,por potencialin e tyre,na bejne te ndihemi krenare te pakten me historine! More po sa e paskesh goditur qe ne ate kohe ai amerikani?! I paskish parashikuar te tera,more ia lumsha penen!

Ju lutem te me falni por

Ju lutem te me falni por harrova te shtoj: ia coni nje kopje ambasadorit amerikan, zotit Arvizu.Nje analize e tille politike teper e vjeter e nje bashkekombasi te tij,vlen edhe sot per radiogramet e tij per Departamentin e Shtetit.Ato vleresime ,ato fjale te verteta prej zemre te nje miku jetojne nder shekuj,sepse e tille do te mbetet edhe dashuria e miqesia e sinqerte e popullit tone ndaj popullit te madh amerikan dhe Amerikes se te Madhit President Willson dhe mikut te paharruar te Kosoves dhe Shqiperise,Presidentit Clinton.

Armand Plaka: “Askush nga

Armand Plaka: “Askush nga fqinjët ballkanikë nuk e ka forcën fizike apo potencialin njerëzor për ta çuar Shqipërinë drejt civilizimit…. Dy milionë banorët e saj nuk mund të lihen as në fatin e tyre, as të fqinjëve. Ata mund të civilizohen dhe një ditë mund të shndërrohen potencialisht në një fuqi ballkanike; por deri atëherë do duhet të përjetohen zhgënjime, dështime, dhe luftra civile, para se Shqipëria të mund të bëhet njëra nga anëtaret e familjes botërore të kombeve të lira”.

Prralla.

Add new comment