Instat-i ka qenë i varur; përse kjo varësi duhej blinduar dhe me ligj?

Postuar në 30 Janar, 2012 12:04

Kush e kontrollon sot Institutin e Statistikave? Dihet, kryeministri Berisha. E megjithatë, atij nuk i mjafton kontrolli de facto. Po e merr dhe de jure. Dhe nuk kuptohet se pse i lipset kontrolli de jure i një institucioni, të cilin ai e kontrollon de facto. Edhe deputeti i PD-së, ekonomisti Selami Xhepa, që ka demonstruar se ka një pavarësi minimale në gjykim, nuk na e tha se pse është i nevojshëm kalimi i Instat-it në varësi të kryeministrit. Ai thjesht na shpjegoi se kjo gjë është e parrezikshme, por jo se kjo gjë është e nevojshme. Xhepa citohet të ketë thënë (marrë nga Top-channel): "Të gjithë e dinë shumë mirë që pranë Instat-it kanë punuar ekspertë të FMN-së, të cilët kanë hedhur bazat metodologjike të këtij institucioni dhe është mbi ato baza dhe set të dhënash, që ky institucion punon aktualisht. Ekspertët e FMN-së janë të përhershëm të atashuar pranë këtij institucioni, për të garantuar pikërisht integritetin që meriton.”

Siç shihet, pyetjes se “pse duhej bërë kjo gjë?”, ai nuk i jep përgjigje.

M.N.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&nbsp;INSTAT-i eshte ilustruesi i demagogjise politike. Kur eshte jo &#39; i varur&#39;&nbsp; por plotesisht ne &#39;dykembeshin me lak&#39; te liderit ai mund te manipujoje lehtesisht me shifrat.Po ju jap nje shembull: Ne Greqi ka filluar nje ceshtje penale ndaj drejtuesve te Institutit te Statistikave me akuzen se ne vitin 2009 jane manipuluar shifrat e inflacionit, bile dyshohet se ka &#39;futur&#39; duart politika, vetem e vetem per t&#39;i hedhur fajin njera parti tjetres. Edhe tek ne, kur te ndodh rotacioni nese ndodh, besoj qe do gjenden &#39;xhevahire&#39; plot ne ate &#39;guzhine shifrash&#39; ku tanime &#39; master chef &#39; eshte Berisha.</p>

Submitted by Shqiptari (not verified) on

<p>Eshte e vertete qe INSTAT mbikqyret nga EUROSTAT dhe FMN&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.