Ina Rama e parë nga Prishtina

Opinionistit të Zërit të Prishtinës, Beqë Cufaj, nuk i ka shpëtuar figura e mirë e kryeprokurores shqiptare, Ina Rama, në studion e TV Klanit. Por në ndryshim nga shumë të tjerë, ai e sheh atë edhe si një figurë anti-establishment. “Nëse deri pardje [ajo] ishte “lavirja” e nga e diela “shoqja” e Bulevardit, pikërisht ata që i japin asaj këso epitetesh e dinë fare mirë që e hëna nuk do jetë dita as java e nëse doni as viti i tyre... por i Ina Ramës dhe kolegëve të saj... Shqipëria, dhe me këtë edhe Kosova dhe krejt shqiptarët, janë ngopur nga politikanët e tyre. Tirana e ka një Ina Rama. Prishtina do të duhej ta ëndërronte dhe siguronte një të tillë.”
Në fund të shkrimit, Cufaj nuk e fsheh se do donte ta shihte Ina Ramën edhe si një nga ata/ato që do duhej t’u tregonin vendin “politikanëve të pacipë, të pangopur dhe plangprishës shqiptarë, kudo që ata janë. Njëqindvjetori i shtetit të shqiptarëve do të duhej të ishte viti i prokurore/ëve shqiptarë, të cilët do të duhej të ndjekin e burgosin kryeharbutët dhe kryehajnat e politikës shqiptare...”
Re.Pu.
Comments
pa asnje eksagjerim. Ina ka
<p>pa asnje eksagjerim. Ina ka nevoje per mbeshtetje. Duhet te tregojme qe duam te jemi nje shoqeri e civilizuar duke perkrahur njerezit qe bejne mire per kombin.</p>
Beqe Cufaj eshte nga autoret
<p>Beqe Cufaj eshte nga autoret e mi te respektuar pergjithesishht... Vezhgimet e tij dallojne shume prej shumices absolute te komentatoreve te Prishtines por edhe Tiranes. Kjo ndoshta edhe per faktin qe Cufaj e ka perparesine e lirise dhe shprehjes edhe ne media te medha neper Europe....</p>
Add new comment