Berisha zbrapset edhe një hap prapa në mbrojtje të Prendit & co.

Pasi prokuroria paraqiti dje në gjykatën e apelit prova të reja dhe dëshmi që tregojnë se arma që vrau Faik Myrtajn në 21 janar 2011 ishte në duart e Ndrea Prendit dhe jo të dikujt tjetri atë ditë, Berisha bëri edhe një hap prapa në mbrojtje të kryegardistit. Në mbledhje me deputetët e tij, ai tha se duhet parë nëse përdorimi i armës ishte në përputhje me rrethanat apo në tejkalim të nevojës për mbrojtjen e Kryeministrisë. Pra, ai po sugjeron që vrasjet e 21 janarit të konsiderohen si vrasje pa dashje. Deputeti socialist Xhemal Qefalia anëtar i Komisionit të Sigurisë së Kuvendit, i tha dje gazetës Sot se alibia e vrasjeve pa dashje është një manovër e pashpresë e Berishës për të mbuluar implikimin në vrasje si dhe për të përballuar valën tjetër të arrestimeve. “Kjo alibi është një përpjekje e pashpresë për të përballuar edhe arrestimet e ardhshme. Nuk mund të konsiderohen vrasjet si pa dashje, kur Garda u drejtoi me urdhër armët protestuesve. Garda qëlloi drejt mbi protestuesit. Pa dashje mund të ishte nëse Prendit do t’i shpëtonte pistoleta nga brezi. Por ai ka qëlluar me vetëdije 11 herë mbi turmën”, theksoi Qefalia.
Gazeta Sot njofton gjithashtu se ekspertiza e FBI ka treguar se gardistët kanë qëlluar në lartësi të vogël nga toka, duke rrezikuar kështu jetën e demonstruesve. Në grupin e gardistëve që akuzohen bëjnë pjesë: kapiteni Agron Aliaj, komandanti i grupit, toger Spartak Zilja, n/oficer, Meleq Zaimi, Mark Nikolli, Sadik Çela dhe Gazmend Ahmetaj etj. Nuk dihet ende nëse këta persona kanë vrarë, apo plagosur ndonjërin nga protestuesit, por tashmë ka prova se ata kanë qëlluar mbi turmën.
Ndërkohë, gazeta MAPO ka zbardhur planin operacional të Gardës për 21 janarin, në të cilin shkruhet: “Në rast se situata është e dhunshme dhe krahas mjeteve të forta përdoren edhe armët e zjarrit nga persona apo grup personash, si dhe tentohet të hyhet me dhunë në ORV (objekt i rëndësisë së veçantë), të kryhen këto detyra: I gjithë personeli i shërbimit të qëndrojë në gatishmëri të plotë, i pozicionuar dhe të veprojë ME URDHËR në hapjen e zjarrit, të pengojë me mjete të tjera depërtimin e personave që hyjnë në ORV e të marrin masa për rivendosjen e situatës.”
Duke krahasuar planin operativ të gardës me atë që ekspertiza e FBI-së na tregon, rezulton se një grup gardistësh, me në krye Prendin, kanë qëlluar në të njëjtën kohë drejt turmës dhe se hapja e zjarrit duhet të jetë bërë ME URDHËR.
E.Zaloshnja
Comments
Rrini numeroni hapat e
<p>Rrini numeroni hapat e Berishes ju. Berisha njeher kollitet dhe keta minjte futen te gjithe neper vrima. Burra koti</p>
Hahahaha shiko endrra o Muci
<p>Hahahaha shiko endrra o Muci shiko. E kush e dha urdhrin sipas teje?!</p>
Hapin mbrapa te SSales, e
<p>Hapin mbrapa te SSales, e parapriu Fatbardh Pikaloshi te dielen,qe duke vazhduar vrerin ndaj ZONJES INA, tha si neper tê qe "FBI nuk eshte shprehur ne asnje vend per vrasje me dashje...". Pra, vrasja pranohet, me ne fund, po vetem qe eshte pa dashje. Tani avokateve te Ndues qe jane te shumte ne numer si Mesi.., Alba.., Josi, Fortune White, AlBe..aj, .......deri tek me te zgjuarit e alb-planetit Gold-tan Hoxha e Sir Arthur Jei, te financuar nga Mr. Babë Ziti of Balkan- IFree Meta do ndjekin strategjine e mbrojtjes ne dy drejtime paralele: 1- sistemim dosjesh per gjyqtaret sipas menyres tradicionale, me efekt te provuar dhe te garantuar 2- shplarje on-line truri gjithe grinjës ne disponim, mjafton te permbushin kushtin e pasjes se nje tv ne shtepi qe ne kanalin 1,2,3 te kapi tvsh, klan, ABC (keto dy te fundit pjese e grupit te fuqishem mediatik NEW SHIJAK -90. </p>
Ja praaaa qe te shtena nuk ka
<p>Ja praaaa qe te shtena nuk ka patur...</p>
Add new comment