Kryeministri don të maskojë izolimin me pjesëmarrjen në konferenca

Kryeministri Berisha është nisur për një tjetër konferencë në Gjermani. Në fakt, kohët e fundit zoti Berisha ka marrë pjesë në aq konferenca e seminare sa ka filluar t’i ngjajë më shumë një akademiku apo përfaqësuesi të shoqërisë civile sesa kryeministrit të një vendi. Është interesant fakti që në faqen e Këshillit të Ministrave lajmi se në konferencë do të marrin pjesë edhe shumë personalitete si Hillary Clinton, Catherine Ashton, Mario Monti, etj, shoqërohet dhe me një njoftim, shumë të varfër në detaje, sipas të cilit gjatë konferencës Kryeministri Berisha do të takohet me personalitete të ndryshme, pjesëmarrës në këtë Konferencë.
Me pak fjalë, nuk duhet të habitet kush nëse të shtunën apo të dielën mediat do të mbushen me imazhe të Kryeministrit Berisha që u zë pritë nëpër korridore dinjitarëve të ndryshëm ose bredh nga njëri cep i sallës në tjetrin, me fotografë a kameramanë me vete, për të fiksuar çastin kur i jep dorën x-it apo përshëndetet me y-in. Por puna është se, nëse përjashtojmë një vizitë në Malin e Zi dhe një tjetër në Izrael, Kryeministri Berisha u bë kohë që as ka bërë ndonjë vizitë zyrtare dhe as i ka ardhur kush për vizitë. Prandaj dhe rreket ta bombardojë opinionin publik me njoftime të cilat në thelb u ngjajnë si dy pika uji atyre historive të tipit “isha ulur në avion afër Julia Roberts...”
M.M.
Comments
haahhaahaha.Sa e forte kjo

haahhaahaha.Sa e forte kjo foto.Per parane Berisha(musliman) ben gjithcka.Por ai eshte person njeri me prirje raciste.E imagjinoj se si ka shternguar dhembet nderkohe qe hidhte ate firme,i rrethuar nga hebrenj... :). Shqiperia ka nevoje per njerez liberale,ka nevoje per "frymemarje te lire" dhe "jo shterngim dhembesh".

S ke nevoje te votosh se vota

S ke nevoje te votosh se vota jote s numurohet ,ose numurohet tjeter per tjeter....Sa per emrat ,ata provohen,nese s japin gje eleminohen gjerisa te gjendet dikush qe eshte i afte dhe deshiron te permiresoje mirqenien dhe statusin e shqipetareve.Dmth eshte jashte arsyes qe te mbajme kete qe kemi sepse s po duket ndonje yll qe ndrin.Po nuk levize,po s kerkove,e po s deshtove ne tentative per te gjetur ate yll , nuk gjen dot as nje cope gur(e jo me nje yll).

Njeriu nga natyra eshte konservator dhe s do te ndryshoje gjendjen qe ka....por bota s ka ecur perpara prej konservatorizmit por prej ambicjes per ndryshim....gjeri sa te gjeje maksimumin....qe sigurisht eshte i perkohshem,dhe vjen nje dite e duhet nderuar.Koha e Berishes ka perenduar.Koha e tij perendoi ne 97,por nje popull me vetedije te ulet gabon lehtesisht. Dhe kuptohet do paguaje per gabimet e tij....Edhe pas njezet vjetesh demokraci qendrojme ne fund te Evropes dhe pergjegjes per kete jane 2 persona 1. Sali Berisha 2 Fatos Nano. Keta duhet shenuar me vije te kuqe...Eshte provuar dhe riprovuar qe se bejne dot Shqiperine vend demokratik.Aq e kane limitin....Prandaj duhet kerkuar,kerkuar,kerkar.

Dhe sa per hamendesimet tande mbaji per vete.Une se hedh poshte mundesin qe ai "yll" mund te jete dhe anetar apo simpatizant i mazhorances.Une nuk jam qe Partia Demokratike apo e djathta te shkaterohet .Per mua mjafton qe shqipetaret te jetojne si Evropianet(kuptohet jo brenda dites) dhe te respektohen si te tjeret(jo te shkoje ministri diku ne nje vend feqinj dhe mos i vene flamurin shqipetar ,apo ti kerkojne te flase anglisht se shqipja eshte gjuhe "e keqe",pa permendur trajtimin e emigranteve shqipetare si race inferiore). Nuk ka rendesi per mua i djathte i majte...Per mua i djethte ,i majte eshte e 1) ardhura e familjeve shqipetare krahasuar me feqinjet 2)Respekti per pasaporten(identitetin ) shqipetar. Po qe se Berisha vertete do i ndryshonte keto per mua te rroje sa Malet.

1.Mireqenia eshte ngritur por vazhdohet ne vendin e fundit!!!!! (mundesite qe ekonomia shqipetare te rritej pas izolimit ishin shume te medha )

2.Statusi i shqipetareve (perceptimi i perendimoreve eshte keqesuar) biles edhe ne krahasim me kohen e Nanos.

C ta dua Berishen apo per aperitiv,te me rrite oreksin duke me thene jemi vendi i pare ne bote (nga fundi).

?Keshille miqesore: Perzgjedhjet jo gjithmone behen duke zgjedhur me te mirin qe ne fillim (kjo eshte bingo) por mund te Eleminosh te keqinjte (te provuar si te tille)dhe nga ata qe ngelen zgjidhet me i miri(mundesia per gabim zvogelohet)

Jo vetem Berisha, por edhe

Jo vetem Berisha, por edhe Haxhinasto e maskon izolimin me aktivitete shumepaleshe. Ky i fundit e ka pak me te lehte maskimin, pasi organizatat nderkombetare dhe ato rajonale zhvillojne mbledhje periodike dhe jo seminare. Fakti eshte qe pas 21 janarit 2011 numerohen me gishtat e dores takimet dhe vizitat zyrtare dypaleshe.

Add new comment