Mario Monti e tërheq frazën, se "një vend pune i përjetshëm është një gjë monotone"

Postuar në 04 Shkurt, 2012 03:44

Kryeministri italian, Mario Monti, i lejoi vetes para dy ditësh të thosh një frazë amerikane, rrjedhimisht kontroverse për ambientin italian: “Një vend pune i garantuar dhe i përjetshëm? Po për ç’dreqin mund ta duash? Është një gjë monotone”. Kjo është një frazë që mund të përmbledhë në mënyrë të lezetshme, deri dhe poetike, logjikën e fleksibilitetit të tregut të punës (kjo logjikë thotë në thelb, se kontrata e përkohshme e punës nuk është ndonjë hatá dhe se padroni duhet të ketë të drejtën për ta pushuar dikë pa ndonjë zor të madh, kur gjykon se ka humbur eficienca e vendit të punës që ai mbulon), por në Itali, ku vendi i punës është i blinduar mirë nga ligjet e nga mentaliteti në fuqi (sidomos për disa kategori), mezi po e pranojnë. Dhe në fakt, Mario Montin e bënë për një lek të nesërmen, derisa ai u tërhoq nga ajo që tha. Shkurt, Italia, ashtu si Franca e shumë vende të tjera të kontinentit, nuk po mësohen dot me kulturën amerikane të punës. Çdo njeri në SHBA e ndërron punën e karrierën mesatarisht gjashtë herë gjatë jetës së vet.

Re.Pu.

Comments

Submitted by tiku (not verified) on

nuk eshte thjesht fakti te mesohesh me kulturen e punes amerikane, problemi qendronse italia nuk i afrohet ne asnjelloj menyre tregut te punes amerikan. nuk mund te pretendosh fleksibilitet kur nuk ka mundesi punesimi, kur 33% e te rinjve jane pa pune, e nje pjese tjeter me kontrata 6 mujore,etj. nqs nje person temoshes mbi 40 vjec e pushojne nga puna pa shkas ne itali, ai ka vetem 5% mundesi per te gjetur njepune tengjashme ne harkun e 3 viteve. monti do te krijoje vende pune duke bere te mundur pushimin nga puna pa shkak, me pak fjale drejtori ngrihet keq nga gjumi pushon dy tre veta dhe merr dy te tjere. kjo eshte sic behet ne shqiperi pas ndrrimit te pushteteve....

Submitted by Albi (not verified) on

nuk mund te pretendosh fleksibilitet kur nuk ka mundesi punesimi.

Prandaj njerezit qe nuk marrin vesh nga ekonomia nuk duhet te flasin shume. Fleksibiliteti eshte nje nga faktoret qe rrit punesimin. Kur punedhenesit e kane te veshtire te pushojne punetoret ne kohe krizash ose kur ata nuk jane produktiv, atehere jane shume me te pasigurt per te thene kontrata pune. Nje nga arsyet e punesimit te ulet jane edhe tregjet jo fleksibel te punesimit.

Super Mario ka shume te drejte dhe me vjen keq qe nuk ka patur kurajo t'u qendroje perballe gazetareve italian.

Submitted by hapi (not verified) on

Imagjino sa monotone është të mos kesh punë fare!

Mario Monti ka qenë i mbërthyer nga paragjykimet e veta Reagan-iane e Hayek-iane, kur e ka thënë atë fjalë. Kur nuk ka kërkesë e kur firmat i kanë prodhimet stok, n'daç liroi e n'daç shtërngoi ligjet e punës, nuk ka efekt te punësimi. Vetëm se po i lirove, punonjësit do të paguajnë të vetëm ulje-ngritjet e kërkesës.

Shteti social dhe mbrojtja e vendeve të punës me ligje shumë të forta është ajo që ka bërë që vendet e Europës t'ia dalin më mirë se Amerika kur vjen puna tek jetesa e përditshme e atyre që janë të papunë. Ndoshta kjo sjell pak ngurtësi në periudha boom-i ekonomik por në periudha krize, sistemet e mbrojtjes sociale  automatike shpëtojnë edhe kërkesën edhe ja lehtësojnë pak vuajtjet atyre që janë të papunë. Në Shqipëri duken broçkulla sepse jemi mësuar me terapinë e shokut që shkatërroi çdo sistem prodhimi e organizim industrial në vend e që pas 20 vjetësh e kërkojmë me qiri dhe nuk po e gjejmë. (makineritë shiten për skrap, inxhinjerët kanë humbur dijet e teknikët u bënë bojaxhinj).

Në Amerikë,  shkatërrimi i sindikatave dhe i statusit të punonjësve e detyroi FED-in të hapte kreditë me të madhe që të shpëtonte kërkesën (politika e Greenspan), sepse rrogat janë rritur shumë pak në krahasim me fitimet e aksioneve. Dhe çdokush merrte kredi pa pikë kriteri, i punë e i papunë. Dhe e gjitha kjo përfundoi në krizën e sotme. Në Europë për arsye historike, dhe me beteja të përgjakshme, punonjësit kanë fituar të drejtat e tyre për mbrojtje nga shteti (Nuk është thjesht çështje mentaliteti). Dhe po ti lëshonin ato të drejta punonjësit atëhere e vetmja gjë që e pret europën është fashizmi.

Respublica,  a jeni të sigurt se keni pikëpamje progresiste apo thjesht nuk i keni menduar mirë gjërat dhe po na nxirrni teoritë e Reagan-it, teori të cilat i ka shumë për zemër Saliu ynë ???

Submitted by Ela (not verified) on

Drejt, mentaliteti italian.......ku ka senator a vita, ku politikanet xhiro e xhiro ngelen te tere te njejtet, kur asnje nuk i le vendin tjetrit, Monti flet per te hequr te drejten e nje pune "te perhereshme" ?? O per kulturen e mentalitetin e tregut te punes amerikane?? E cufditeshme fakti qe kerkojne qe cdo gje ta bejne ne kurriz te fukarenjeve. Ku bankat nuk japin kredi po qe se nuk ke nje pune te perhereshme, ku nuk mund te blesh shtepine apo te besh projekte? Kerkojne te bejne ndryshime duke e nisur gjithnje nga klasa me e vuajtur dhe jo nga ata te majmurit, nga rrogat e politikaneve qe jane me te paguarit sesa koleget e tyre evropian apo amerikan. Italia eshte ketu ku eshte fale evazionit te madh, dhe shperdorimit te lekut per eliten. Le ta filloj nga vetja dhe nga ata qe ka perballe ne parlament nqs do te beje ndryshime dhe jo nga metalmekaniket apo operait te zakonshem

Submitted by Leonardo (not verified) on

Është tjetër gjë të largohesh vetë nga puna sepse gjenë një punë që të paguajnë më mirë dhe është tjetër kur të pushojnë nga puna pa lajmërimë dhe pa të paguar për dëmin që të bënë dhe në qoftëse nukë jepë rendiment nuk diskutohet që do të pushojë nga puna sepse nukë të mori në punë për sytë e bukur ky është kapitalizmi ky frutë kaq i ëmbël

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.