Ka një qarkore diplomatike mbi librin Kurban? Apo kemi të bëjmë me një 'shpikje' të opozitës?

Postuar në 07 Shkurt, 2012 06:30

Që në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë nuk bëhet (vetëm) diplomaci, kjo është një gjë që nuk çudit askënd. Por dje, në mbledhjen e komisionit parlamentar të politikës së jashtme, u tha diçka që e kapërcen imagjinatën. Sipas kryetarit të këtij komisioni, deputetit të opozitës Ditmir Bushati, në Ministrinë e Jashtme është bërë një qarkore lidhur me librin ‘Kurban’ të Edi Ramës, që më pas u është dërguar ambasadave. Lihet të kuptohet se qarkorja u është dërguar ambasadave shqiptare në rajon, ku Rama është përqëndruar me aktivitetet promovuese. Nuk thuhet asgjë mbi përmbajtjen e saj, por kuptohet, sidoqë të jetë përmbajtja, qarkorja është një skandal, që na tregon se deri në ç’gradë është katandisur diplomacia shqiptare. Nëse kjo qarkore ekziston.

Duhet vënë në dyshim? Ministri i Jashtëm e mohoi këtë gjë; madje, ai kërkoi të bëhet publike kjo qarkore. Ç’do të thotë kjo? Don të thotë se qarkorja është bërë pa dijeninë e tij? Apo që nuk ka asnjë qarkore, dhe e gjitha është një sajim i socialistëve (ky do ish skandal më vete)? Apo që qarkorja është bërë, por ajo s’ka rënë në duar të socialistëve?

Sipas socialistëve të komisionit parlamentar, ajo qarkore ekziston, dhe është bërë nga “zonjat e Berishës” në Ministrinë e Jashtme. Gjithnjë sipas tyre, Haxhinasto nuk di gjë; por është mirë që të plotësojet kërkesa e këtij të fundit, dhe të publikohet qarkorja. Nuk është e vështirë për t’u gjendur (përsërisim: nëse ekziston).

M.N.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Nje skandal si ky do rrezikonte seriozisht qeverine Berisha.</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Perderisa ka patur nje qarkore skandaloze per 21 janarin mendoj se nuk ka fort rendesi a ka patur apo jo nje qarkore tjeter per librin e &nbsp;Edi Rames. Rendesi ka fakti i trishte i politizimit te tejskajshem i sherbimit me jashte, te tjerat jane rrjedhoja te ketij politizimi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.