Gjykata e Apelit është konsistente: të akuzuarit për 21 janarin mund të gjykohen pa qenë në burg

Postuar në 11 Shkurt, 2012 07:17

Ish-shefi i IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj, i dyshuar për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe për shpërdorim detyre, fitoi një masë sigurimi më të lehtë se ajo e shpallur nga Gjykata e Tiranës me arrest shtëpie. Ai thjesht do duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji para oficerëve të policisë gjyqësore sipas masës 'detyrim me paraqitje'. Gjyqtari Artan Broci e Co. e kanë marrë këtë vendim të nisur prej faktit, që Kasaj “ka deklaruar në Prokurori pozicionin e tij në këtë çështje dhe, konkretisht, ka bërë kopjimin e pamjeve filmike dhe ia ka dhënë në dorë DVD-në punonjësve të Gardës; ai i ka lënë Prokurorisë edhe emrat e personave që e kanë marrë në dorëzim”.

Prokurorët kanë kërkuar arrest me burg, pasi, sipas tyre, “egziston rreziku që të zhduken pamjet filmike, veçantërisht ato pamje për të cilat Armando Kasaj dyshohet, se i ka kopjuar dhe më pas ka fshirë serverin e kryeministrisë”. Por gjyqtarët, njësoj si në rastin ‘Prendi’, nuk janë bindur prej pretendimeve të prokurorisë.

E.G.

Comments

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

<p>Ky zeneli lart e ka mendimin e tij kete &quot;Opinion...&quot;apo çfare eshte kjo?çfare po Lavderon ky?Se une nuk besoj se ka pasur ndonjehere organizate komuniste te vellezerve Shyti.Di qe vrane drejtorin e burgjeve se i ra me shpulle te atit(keq vepruan dhe duhen denuar),qe Aldo Bare u be kriminel pasi i vrane te vellane kur ra shteti ne&#39;97.Logjika e palogjikte thote qe kur nuk ka shtet fare drejtesia eshte opinion personal,aspak insitucion,megjithate Berisha ka arrestuar ca kriminele dhe ka liruar disa te tjere.Shkalla e Rrezikshmerise qe ata paraqesin, sipas Berishes eshte Opinion i Fahri Balliut.Kam parasysh vrasjen e kater policeve te kamuflazhit ne Durres,ku te afermit e dine qe viktimat jane shitur ne pazar te ndyre nga drejtues me te larte.Natyrisht jane segmente te policise,por sa ters qe jane segmente ne majen e piramides.</p>

Submitted by Tironsi "Zogu i Zi" (not verified) on

<p>Mos ja vej re Zinelit o RP. Sa ka msu kompjuterin dhe e ka me qejf t&#39;modh. Ene kur fle e ma miun ne dore se ka fryk se i iken. Do i dali ka qejfi ene do i hy nai gjoje tjeter.</p><p>Gruja vet ankohet ke grate e lagjes: Vdekte sone kush ja msojti kompjutrin zinelit tem! Ka tre muj qi s&#39;e ka prek me dore. I her i shtiu miun mrene... nejse mo se osht tyrp.</p><p>Turqeta e hecni konit!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.