S’ka fushatë? S’ka investime

Fenomeni ku ekzekutivi hap qesen në periudha paraelektorale duke investuar shuma të mëdha, është vërtetuar këtë vit, por në kah të kundërt. Qeveria uli në mënyrë drastike shpenzimet gjatë janarit të këtij viti, por zëri kryesor i cili pësoi edhe shkurtimet më të mëdha është ai i shpenzimeve kapitale, të cilat janë shkurtuar me 3.6 herë krahasuar me janarin 2011. Shpenzimet kapitale janë investimet direkte që bën qeveria.
Nga krahasimi i treguesve fiskalë të janarit 2011 me atë 2012, mësohet se një vit më parë, periudhë e cilat përkonte me muajt para zgjedhjeve lokale të 8 majit, ekzekutivi investoi 6.2 miliardë lekë në rrugë, kanalizime, etj., kurse këtë vit, shifra është tkurrur në vetëm 1.7 miliardë lekë. Sepse këtë vit nuk ka zgjedhje.
Vërtetë ekzekutivi ka ndërmarrë shkurtime të shpenzimeve në përgjithësi, por shkurtimi i shpenzimeve kapitale është në një raport disa herë më të madh krahasuar me atë të shpenzimeve të përgjithshme. Këto të fundit janë 5.2 për qind më pak në janar 2012 krahasuar me janarin 2011.
S.E.
Comments
Po ky sala mer burre, ngeli
<p>Po ky sala mer burre, ngeli me gershere ne dore! Pri andej e pri kendej. Eshte bo i rrezikshem. I ka ngel zakon nga koha e komunizmit, nga lufta kunder shfaqeve te huaja. U priste pantallonat kauboj te rinjve rruges.</p>
Add new comment