Karburantet, skema që “vodhi” shtetin dhe qytetarët

Të zgjuar këta tregtarët e karburanteve, duan të nxjerrin fitime nga çdo situatë në treg. Përpos rritjes së çmimeve (e ndikuar nga ecuria e karburanteve në tregjet ndërkombëtare) dhe cilësisë së dobët në mjaft raste, përfitojnë duke bërë edhe disa marifete të tjera.
Çfarë ka ndodhur? U lajmërua që në korrik 2011 se duke filluar nga shtatori 2011 si edhe janari i këtij viti, mbi çmimin e karburanteve do të shtohej edhe një taksë e re e quajtur si “Taksa e qarkullimit mbi karburantet”. Taksa do të aplikohej me 5 lekë/litri për karburantet duke filluar nga 24 gushti dhe me 2 lekë/litri të tjera duke filluar nga 1 janari 2012.
Çfarë kanë bërë tregtarët? Duke ditur se taksa e re do të hynte në fuqi në janar, ata kanë importuar sasi të konsiderueshme karburantesh në muajin dhjetor 2011. Rritja e taksave do të bënte që të rritej edhe çmimi karburanteve, siç edhe ndodhi realisht. Në këtë mënyrë, ata do të shisnin me çmim të rritur karburantin (siç ndodhi) që kishin futur në dhjetor (të pataksuar me 2 lekë/litri) duke i hequr buxhetit të shtetit disa milionë lekë nga njëra anë, por duke u marrë padrejtësisht disa lekë më shumë qytetarëve. Skema zbardhet nga të dhënat statistikore të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Në dhjetor 2011 u importuan plot 68 805 ton karburante, sasia e dytë më e madhe e futur krahasuar me muajt e tjerë të vitit dhe rreth 20 mijë ton më shumë se dhjetori i vitit 2010. E njëjta skemë përfitimi është ndjekur edhe në muajin korrik 2011, një muaj para hyrjes në fuqi të pjesës së parë të taksës mbi karburantet. Edhe gjatë korrikut pati rritje të ndjeshme të importit të karburanteve (73 553 ton).
S.E.
Comments
Dihet kjo pune. Po te ishin

Dihet kjo pune. Po te ishin te mire tregetaRET SKISH PAS NEVOJ ME U LODH mARKSI E eNGELSI.

Po mire mo mik (autorit) ,

Po mire mo mik (autorit) , perse e personalizon duke i quajtur individe "keta tregtaret" ? Ti e di shume mire se nuk behet fjale per ata qe shesin tek rruga , por behet fjale per monopolet e karburanteve qe jane te gjithe poltikane te medhenj dhe edhe aty ku kane vene administrator ndonje "rrugaç" te panjohur , prape se prape leket e atyre jane ! Une nuk do te deshperohesha shume nga kjo skeme e "ndershme" ku vidhet me laps dhe firmoset me stilolaps ! Ketu nuk ka seder as per t'u fshehur nga krime qe nuk harrohen ne shekuj (kujto Hamza Kastriotin) sic eshte shitja e detit dhe jo nga keto kalkulime per te cilat asnje njeri nuk ka dyshime !

Keshtu qe kam mendimin se duhet te "hysh ca me thelle" dhe tregtaret t'i emertosh me emrin real te tyre !

Pershendetje se nuk kisha ndonje gje personale me ty !

Futja ketij populli se mban.

Futja ketij populli se mban. U Pa puna mire qe nuk na taksojne edhe Kembet se vetem ato na kane ngelur

Add new comment