8 marsi, gratë tona e gratë e pranverës arabe

Sa herë vjen 8 marsi, shtrohet pyetja: duhet festuar me mimoza, apo duhen organizuar protesta për të drejta? Në Shqipëri e kanë zgjidhur këtë punë: gratë shkojnë nëpër restorante me njëra-tjetrën. Gjetkë është ndryshe. Sidomos në botën arabe.
Më 8 mars 2011, një vit më parë pra, në pikun e revolucionit që bëri të dilnin në rrugë kundër regjimit të Mubarakut miliona egjiptianë, u bënë tok një mijë gra, dhe u drejtuan për nga sheshi Tahrir për të kërkuar të drejtat e tyre. Nuk arritën deri atje. U bllokuan nga burrat. Që shpesh ishin burrat e tyre. Me çfarë logjike? Duke u thënë: “Nuk është moment tani …..”
Në janar të vitit 2011, gratë tuniziane dolën tok me burrat dhe djemtë e tyre për të rrëzuar Ben Alinë. Në të njëjtën periudhë, në Jemen u bë e njohur një gazetare, rreth të tridhjetave, me emrin Tawakkul Karman. Çfarë bëri? Bëri një gjest që, i parë me sytë tanë, është pa asnjë rëndësi, por e vendosur në kontekstin jemenit, është një gjest revolucionar. “Sensualizoi” velin e fytyrës: braktisi të ziun, dhe e ndërroi me një me ngjyra.
Re.Pu.
Comments
Ishte dhe eshte shume
<p> Ishte dhe eshte shume veshtire te jesh grua !</p>
Add new comment