Hartime politikanësh me rastin e 8 marsit

Doni të dini se ç’ka ndodhur sot më 8 mars në lagjen politike? Një garë fjalësh, fjalësh, fjalësh. Retorikë boshe, si hartime gjimnazistësh të vitit të parë. Për pak protagonizëm.
Jozefina Topalli: "Ishit ju ato që u ngritët dy dekada më parë, në emër të lirisë si barrikadat më fisnike kundër regjimit. Jemi ne ato që vazhdojmë të ndërtojmë këtë mrekulli të lirisë, bashkë me gjysmën tjetër, natyrisht, e që përfaqësohet denjësisht në këtë sallë nga zoti Kryeministër."
Edi Rama: "Në këtë 8 mars është dita për të reflektuar që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos diskriminohen e mbeten pas, të mos vuajnë dhunën në familje e papunësinë, që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos mungojnë si sot, jo për faj të tyre, në rolin e patjetërsueshëm që natyra e liria, u ka përcaktuar për ekuilibrat e sotëm shoqërorë të vendit”.
Sali Berisha: “Ajo që bëni ju me zemrën tuaj, me shpirtin tuaj fisnik nuk mund të matet me asgjë... Të shembim murin patriarkal, dhunuesin e të drejtave tuaja. Mos e prisni dhuratë rrëzimin e tij. Është ky mur që gjeneron dhunë ndaj jush, është ky mur që gjeneron diskriminim ndaj jush, është ky mur që mban shoqërinë tonë të pabarabartë. Nder të madh për ju, për të gjithë vajzat dhe gratë shqiptare, kudo që janë sot!"
Re.Pu.
Comments
E pakonkurueshme sigurisht,
<p>E pakonkurueshme sigurisht, shprehja "PERLE"- eshte e gjitha e Jozefines; shprehja e vitit ndoshta. Per deri ne 8Mars, po, kjo eshte dhe s'e leviz as topi (jo bamiri,ë)</p>
Add new comment