Zogaj, Marku, Lani i bëjnë homazh Ndoc Gjetjas; në Lezhën e tyre

Postuar në 10 Mars, 2012 05:08

Janë mbledhur tok lezhjanët e letrave, nga janë e nga s’janë, me rastin e datëlindjes së Ndoc Gjetjas, që është ndarë nga jeta në qershor të vitit 2010. E përveç Preç Zogajt, Rudolf Markut, Remzi Lanit, ndodheshin aty dhe të tjerë njerëz të letrave, jo lezhjanë, si Pirro Misha, Agron Tufa, Zija Çela, Bardhyl Londo, Moikom Zeqo, Gentian Çoçoli, etj.

Ja çfarë thonë për Ndoc Gjetjan sot;

Preç Zogaj: Ndoc Gjetja ishte një poet i lindur. Ai jetonte si poet. Ishte poet kur shkruante, kur fliste, kur shikonte, kur heshtte, kur zgjohej. Ai ishte poeti si qenie. Krijoi me poezinë e tij një hark të virtytit. Gjithë poezia e tij është poezi e virtytit.

Rudolf Marku: Poezia e Ndocit është një poezi që bazohet tek sinqeriteti i jashtëzakonshëm.... Sinqeriteti është sintaksë, është ngjyrë. Njeriu kur gënjen ndërton një sintaksë tjetër.... Sekreti i poezisë së Ndocit është sinqeriteti i jashtëzakonshëm dhe ky është një element që e ka Ndoc Gjetja, por që nuk e kanë autorë të tjerë.

Remzi Lani: Ndoc Gjetja është ai që ka influencuar tek gjithë gjenerata jonë këtu në Lezhë, por dhe përtej. Një qenie poetike jashtëzakonisht sensibile dhe jashtëzakonisht antikonformiste.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

Ne vitet '7o Lezha ishte nje 'foleze' e poezise se re qe po rilindete ne Shqiperi. Nje brez qe po 'kendonte' ndryshe fjalen shqipe. E kishim zili ne te 'periferive' te tjera. Ishin ndryshe...dhe jane akoma ndryshe...Tjeter tingellim kishte fjala nen 'stilografin' e tyre...Nje 'brez' qe me vone do ta varin si 'gjerdan'...ne historine e poezise shqipe...

Submitted by antropomorfi (not verified) on

Nje pyetje per Muçin:

Si shkruhet "Ndoc Gjetjas" apo "Gjetjes"; Mustafa Nano, Nanoja, apo Nanua?

Submitted by Lleshi (not verified) on

Ndoc Gjetja ishte nje poet ne shenterine e tij dhe ashtu vdiq.

Kurse "tre musketjeret" e poezise lezhjane jane tjeter gje;

-Remzi Lani, ish-bashkepunetor i sigurimit te shtetit dhe ka futur ne burg  politik ish-mesuesin e tij Dode Bajraktari .

-Prec Zogaj, ish-bashkepunetor i sigurimit te shtetit qe ka paditur plakat e katundit ne Lezhe dhe shoket e vet, me vone,  ne Tirane.

-Rudolf Marku, ish-deshmitar i gjyqeve politike te diktatures. Ne vitin 1987, nga deshmia e tij eshte denuar Shefqet Kacaniku me pushkatim (konvertuar me burgim te perjetshem ) , per arsye se Shefqeti kishte deklaruar se : "Gjergj Fishta ishte poet kombetar dhe patriot antisllav" .

Kaq..., by the way.

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

u7ne e kam lexuar shume rralle Ndoc Gjetjen,se dilte shume rralle ne faqet e Drites.Por kishte tingull dhe vargje te rimuara,me bukuri dhe ndjenje si pak te tjere;poezite e tij ishin dhe mbeten perla te dashurise.Pse dilte rralle ka nje arsye;nuyk kishte faqe Drita per Ndocin,se do delnin rrotolat e vargezuara te poeteve me miq.Persa i perket ndonjerit qe thote se Lezha ishte qendra e poezise,eshte çerek e vertete,pasi redaktoret lezhjane sillnin aty patriotet e tyre,dhe Preçet e dine mire kete pune,njesoj sikur z.M.Nano ta mbushi Respublica-n me redaktore nga Skrapari,qe ndonje mund ta kete me hak.Megjithate eshte epitafd i pashkruar qe pèoeteve te medhenj tu njihen meritat pasi te kene hequr te zite e ullirit kesaj bote,dhe fati i Ndoc Gjetjes eshte i tille;iu prehte shpirti atje ku ka shkuar!

Submitted by a.g. (not verified) on

'PR' une jam nga jugu dhe i kam 'patur zili' ne fillesat e tyre. Redaktore jane bere me vonese, pasi kane kaluar 'vaun' e poezise. Ne vitet '70-te, nje grup lezhjanesh e me pas nje grup triopojanesh i 'hyne' shume fort poezise, me nje fryme e ritem te ri, me nje stil qe pak a shume davaritesh ne poezine kosovare te asaj kohe. Pasi mbaruan 'sherbimin ushtarak' ne provat e te shkruarit filluan te zene edhe ato poste te redaktoreve 'krahiniste' , veti qe e kemi te gjithe ne shqiptaret. Nuk besoj se i ke harruar vargjet e R.Markut :  'Une jam fik deti'...Ishte periudhe qe te lejonte eksperimentet me fjalen e bukur, edhe pse pak nga pak 'pushtuan' gazeten 'Studenti', 'Zerin e Rinise', 'Drita' e 'Nentori'...S'duhet t'ja u mohojme te pareve qe 'ferkuan dy straj per te ndezur shkendija' se me vone me 'shkarpa' kane kontribuar dhe shume te tjere per ta bere 'bubulak' zjarrin, mbase dhe me ' gjuhe flake' me te medhaja e me te ndritshme...Megjithate, arti si art, ka dhe pershtypjet individuale te vleresimit, asgje nuk eshte taksative...

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

a.g. eshte e vertete qe r.marku ka shkruar bukur,nese me kujtohet ne vargje pa rime me e shumta.Ndoc Gjetja qarkullonte me shume ne fletore te shkruar me dore,siò mbaj mend ta kem lexuar une,ose ndonje perkthim i Eseninit,Getes,Hajnes,por pergjithesisht qendron qe P.Zogaj provoi ne proze,me kujtohet ta kem lexuar,por ishte dobet ketu.Krahinizmat jane kudo,biles une nuk besoj ne mitin e ebrenjve njerez te mençur;thjesht i hapin rrugen njeri-tjetrit.Edhe shkenca zhvillohet ne baze te parimit te proves;gabon nje here qe pastaj te korrigjosh gabimin dhe kjo sjell rezultate progresive.Mund te them qe per shume autoret tane,ne njefare menyre realizmi socialist qe nje çader mbrojtese,se ne kapitalizem krijimtaria eshte fature e rende,qe nuk ta merr persiper askush shtepi botuese meme si dikur"Naim Frasheri".Shpenzimet do ti perballosh vete,e me kujtohet qe G.G. Marques kur shkroi romanin me fame boterore"100 vjet ne vetmi"i dergoi editorit ne Argjentine vetem pjesen e dyte te doreshkrimit se nuk kishte leke ta postonte te plote.Edhe une jam nga jugu,dhe zerave qe thone se vjersha dhe poezia jane te lindura per dialektin gege u pergjigjem se nese duan te debatojne duhet te lexojne me pare Lazgushin,qe te dallojne se toskerishtja nuk eshte aspak inferiore,dhe se pergjithesisht poezia nuk eshte çeshtje dialekti.Megjithate,taksative apo jo,kur mbaj mend te çoja ndonje vjershe,qe natyrisht pa miq nuk me botohej,mbaj mend  qe kudo redaksive ku permendet ju do gjeje lezhjane,tropojane(Ukcamajt ishin marke e regjistruar)keshtuqe,ketu besoj se biem dakord bashke.Natyrisht pa keqdashje,sepse poezia eshte si te te marre;mund te shkruaje mire atehere,por kritika te te nxirrte komplety te paditur.Gjithe te mirat!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.