Bild, gazeta më e shitur në Europë, ‘de-tabloid-izohet’

E përditshmja gjermane Bild është gazeta më e madhe e më e shitur në Europë. Është një tabloid, dmth një gazetë e fokusuar në ngjarjet bulevardeske e lajmet sensacionale, që luan shumë me natyrën kureshtare e voyeuriste të njeriut. E prandaj, e përditshmaj Bild ka mbajtur prej gati 30 vitesh në faqe të parë foto femrash gjysmë nudo apo nudo. I kanë rritur tirazhin këto foto? Gjasat janë që po, por tamam-tamam kjo gjë do të shihet tani e tutje. Këto ditë, saktësisht më 8 mars e në nderim të kësaj feste të grave, drejtuesit e kësaj gazete kanë marrë një vendim historik: nuk do të nxjerrin më foto femrash cullake.
“Duket se kryeredaktori ka lajthitur; ky është një vendim i çmendur”, shkruante një nga komentatorët e kësaj gazette në të njëjtën ditë, dmth më 8 mar; dhe kuptohet se nuk binte dakord me këtë “revolucion” që, sipas tij, mund ta penalizojë e shfytyrojë gazetën. Po kryeredaktori garanton se fotot nudo do të jenë në gazetë. “Nuk do të jenë më në faqe të parë, por do të jenë si gjithnjë në faqet e brendshme”, thotë. Është e njëta gjë? Mbetet për t’u parë.
Re.Pu.
Add new comment