Newt Gingrich: Mitt Romney është kandidati më i dobët i 100 viteve të fundit

Zëra atë ndryshëm i kërkojnë ta lërë garën, por republikani Newt Gingrich nuk po ua vë veshin; të paktën, deri dhe në stacionin tjetër elektoral, dmth në zgjedhjet në Alabama e Mississippi, ku ai parashikon të dalë i pari. Por nga zërat që i thonë të ndalet, atë e bezdisin në mënyrë të veçantë ato që vijnë nga kampi i Mitt Romney-it.
“Po, është e vërtetë, Mitt Romney është kandidati kryesor mes nesh, dhe ka gjasa që ai të dalë në fund përballë Obama-s, por republikanët bëjnë mirë ta dinë se ai është kandidati më i dobët presidencial qysh nga vitit 1920”, tha ai në Fox News, në programin e Chris Wallace-it. Pala e kandidatit tjetër, Rick Santorum, ka dashur të shfrytëzojë këtë antipati të tij për Romney-in dhe e ka ftuar, gjithashtu, ta lërë garën në mënyrë që të bëjë të mundur një garë kokë më kokë, por as që bëhet fjalë. Në fund të fundit, edhe për Santorum-in ai nuk ka ndonjë simpati.
Re.Pu.
Add new comment