Ervin Hatibi flet për ‘ftohjen me Orientin’ dhe për përthyerjen e përditshme të kësaj ftohjeje

Ervin Hatibi, që shkruan rrallë për të përditshmet, ‘ishte kapur’ sot, në Shqip, pas ‘orientit të ftohur të shqiptarëve’. Saktësisht, ai ish fokusuar tek një distancim e animozitet me botën lindore që elita kultorore e shqiptarëve i ka imponuar prore vetes, gjë që sjell më pas padije e injorancë tek anëtarët e kësaj elite. Hatibi nuk e denoncon këtë padije. Thjesht e konstaton. Dhe e shpjegon, kështu duket, me këtë ftohje e distancë kulturore të kërkuar me Orientin.
Si përthyerje spektakolare të kësaj dukurie merr Ismail Kadarenë, Edmond Tupen dhe Ben Blushin. I pari, në veprën e tij Identiteti Europian i Shqiptarëve, qytetin saudit të Xhedahut (Jeddah, në anglisht) e emërton shkujdesshëm Xhedal; i dyti, në rrëfimet e veta erotike me titull Tension i Lartë, plazhin Sharm-el-Sheik të Egjiptit e vendos në Arabinë Saudite; dhe i treti, në veprën e tij Të Jetosh në Ishull, kthen kryeposhtë frazat përshëndetëse Selam Alekum e Alekum Selam, përdor tjetër për tjetër fjalën Xhizve (e përdor gabimisht në kuptimin e taksës për tokën që u merrej të krishterëve), dhe flet për një imam që “ka tyrben të lidhur në kokë”, në një kohë që tyrbja është thjesht një varr monumental (Hatibi lë të kuptohet, se Blushit i janë nakatosur në kokë fjala xhybe dhe fjala tjetër turban, e kështu ka rënë në kurthin e fjalë tyrbe).
Shkrimin e plotë të Hatibit mund ta gjeni në linkun: http://www.gazeta-shqip.com/#/opinion/a18bcd50de7a8f0d5d5090...
Re.Pu.
Comments
E lexova shkrimin e plote dhe

E lexova shkrimin e plote dhe me pelqeu. U festua plot trumpeta mirnjohje ardhja e refugjateve te pare Turq ne gjermani. U fol dhe per kult-UREN islamike qe tashme eshte pjese e kultures europjane. Keto u thane nga ndergjegjia e kombit gjerman intelektualet dhe nga presidenti i gjermanise....

shife shife dreqi, amon mer

shife shife dreqi, amon mer amon sa humor qe ke ...

Vetem se, te njejten gje

Vetem se, te njejten gje duhet te bejme edhe me Biblen. Ti heqim gjithashtu pjeset qe bien ne kundershtim me kushtetuten shqiptare si dhe me te drejtat e nejriut.

Shkrim shume i bukur qe

Shkrim shume i bukur qe lexohet pa u lodhur.

Gjynah qe kemi kaq pak autore qe shkruajne aq rrjedhshem.

i bashkohem mendimit tend

i bashkohem mendimit tend hapi ... nuk ka lodhje ku ka finese dhe mprehtesi te fjales

Paul, jam dakort me nje pjese

Paul,

jam dakort me nje pjese te pikes 2 qe ke prezantuar ("ose ndryshe ti hiqen Kuranit ajetet te cilat bijne ne kundershtim me Kushtetuten e Republikes se Shqipnise"), por sa per piken e pare doja te thoja nese e ke menduar ndonje here se pjesemarrja ne kete organizate mund te na ndihmoje p.sh. me pamvaresine e Kosoves apo edhe me faktin qe Azerbaixhani, qe eshte nje nga vended ne Konferencen Islamike, po e konsideron kalimin e tubacionit te gazit nga Shqiperia per faktin e marredhenieve te mira qe ekzistojne midis nesh, gje qe ndoshta eshte realizuar nga qe marrim pjese ne te njejten organizate?

I dashuri Klevis! Pika e pare

I dashuri Klevis!

Pika e pare ma shume na sjell dam (te madh) ne Ballkan se sa na sjell perfitime. Hiqmu islamikve afro-aziatike se ata nuk bajne hajr per vedi, jo se me ia pà na hejrin. Pose qe futja ne Konferencen e Vendeve Islamike afro-aziatike qe ka ba Berisha pa pyet asnjeri, me koke te vet, asht nji veprim antidemokratik prej monarku osman, i papranueshem per nji popull europian.

Me fal, po per anetaresimin

Me fal, po per anetaresimin ne NATO, u pyet gje populli?

I dashur Europian Tedeschini,

I dashur Europian Tedeschini, lexo pak kabllogramet e Ambasades Amerikane ne lidhje me anetarsimin e Shqiperise ne konferencen Islamike dhe boll u lodhe me deislamizimin e shqiptareve se nuk eshte pune per kellqet e tua. Kupto dhe cfare rrace jemi ne shqiptaret, duke perfshi edhe veten tende ketu.

Lexo pak Ecclesiam Suam e Papa Palit IV, e publikuar në vitin 1964, dhe boll dhe mend te mykura.

Paul, shumica e Shqiptareve

Paul,

shumica e Shqiptareve jane mysliman dhe per kete arsye ajo qe kerkon ti eshte e pa arritur. E vetmja gje qe mund te arriet eshte vetem modifikimi i Kuranit duke ju pershtatur Kushtetutes, por edhe kjo eshte e zorshme per faktin se ne po kemi njerez edhe sot qe nuk e zbatojne kushtetuten.

Shkruan: Mos replikoni me

Shkruan:

Mos replikoni me opinione, por me argumenta rreth ketyne dy pikave. Te tjerat nuk na interesojne as mue as shqiptarve:

E doemosdosheme sot per Shqipnine asht:

1-Nxjerrja e Shqipnise nga Konferenca e Vendeve Islamike afro-aziatike

2-Heqja nga programet e shkolles se mesme fetare te librit te Kuranit ne tekstin ekzistues,

Pasi vete shpreh opinion, kerkon argumente nga te tjeret. Se cfare u intereson shqiptareve, ti nuk mund ta dish, pervec nese ia ke mbushur mendjen vedit

se vetem mendimi yt ka vlere dhe peshe. Nese Shqiperia duhet te jete ne Konferencen Islamike apo duhet nxjerre, kjo eshte nje ceshtje qe i perket prej kohesh

diplomacise dhe politikes, te cilat nuk marrin per baze as mendimin tend e as timin, por konjukturat politike.

Persa i perket heqjes se Kuranit, ne shkollat fetare islame ai do mesohet dhe nuk ka Paul Tedeschin qe ta nderroje, sepse neqoftese nje gje e tille

eshte bere nga nje vend aziatik si Kazakistani, kjo kerkese nuk eshte shtruar gjekundi nga elita intelektuale serioze e ndonje vendi europian, ku aspirojme te hyjme. perjashto

ndonje komentues dylekesh me filozofi dylekeshe ne forume dylekeshe.

Tani, ti mund t'i kesh problem ato dy pikat qe parashtrove, por je shume shume larg problemit qe shtron Hatibi ne shkrimin e tij, se ciles ti nuk i qasesh dot dhe per shkrimin e te cilit priten komente.

E late menjane shkrimin e

E late menjane shkrimin e persosur, elegant dhe profesional te Ervinit dhe po merreni me Konferencen Islamike.

Berisha eshte (dhe besoj perjetesisht do te jete) njeriu me i zi, ne historin e shqiptareve por kerkessa per te hyre ne Konf Islamike, nuk eshte veper e tij. Kerkesen per atje e beri presidenti Ramiz Alia (1991) me nje parlament qe e ratifikoi pothuaj unanimisht (atekohe deputetet ishin 175PS + 75PD) dhe ne prill 1992 Konferenca e miratoi anetaresimin. Berisha (me pelqimin e amerikaneve) vetem sa shkoi ne ceremonine e anetaresimit. Dhe beri mire.

Ne mbledhjet e kesaj konference nuk flitet per terrorizem, as per bomba vetvrasese. Aty grate delegate nuk kane as shami as perce. Mbledhjet jane te hapura dhe Shqiperia vetem te mira ka patur (shih rezolutat per Kosoven) dhe akte te tjera. Ndonje e keqe nuk ka ardhur.

Katolicizmi fanatik ne keto komente vetem sa merr persiper rolin e "qyteterimit puro" por nuk eshte vecse perce dhe orient.

Uroj Ervinin, kete poet dhe mendimtar te talentuar te jete me i pranishem ne shkretetirat e shtypit shqiptar.

konstatime te bukura te Ervin

konstatime te bukura te Ervin Hatibit.Ne fakt kam vene re se mjaft filozofe e studjues perendimore kane nje respekt te veçante per mitet orientale,biles jo larg ne shekuj Orienti pershkruhej si burim rrefimesh ekzotike.

Add new comment