Socialistët kritikojnë vendimin e gjykatës për Gërdecin

I pari i socialistëve, Edi Rama, që është kritikuar nga zëra të ndryshëm opozitarë e nga komentatorë gazetash lidhur me reagimin e dobët politik pas tragjedisë së Gërdecit (ca e ca e kanë qortuar dhe për rrahjen e shpatullave që i ka bërë Berishës ditën që ajo tragjedi ndodhi), bëri me dije se është i shock-uar nga vendimi i djeshëm i gjykatës së Tiarnës: “Një ditë pas vendimit për tragjedinë e Gërdecit drejtësia ka vazhduar të trondisë opinionin publik. Katandisja e një krimi shtetëror me pasojë vrasjen e 26 personave në një farsë, ku nuk flitet për vrajse por për dëmtim prone, ishte një tjetër goditje rrënuese për besimin e shqiptarëve tek drejtësia. Gjykata dha dënime selektive, edhe ato tejet zhgënjuese, duke goditur edhe vetë prokurorinë e republikës. Ky ishte një shembull tjetër se drejtësia dështoi. Vendimi dje, goditi prokurorinë e republikës, familjarët e viktimave”.
Dje, të njëjtën pakënaqësi ka shprehur, madje me tone shumë më të forta (kërkoi shpërbërjen e kësaj gjykate), dhe deputeti i PS-së, Erjon Braçe.
E.G.
Comments
Gjykata eshte e pavarur dhe
<p>Gjykata eshte e pavarur dhe ne dhenjen e vendimeve ajo drejtohet nga ligji dhe jo nga emocionet individuale apo kolektive.</p><p>Mospajtueshmeria me vendimet e saj duhet te shprehet po ne rruge ligjore!</p><p> </p>
Add new comment