Në Komitetin Shtetëror luhet teatër absurd

Një orë diskutime pati në Komitetin Shtetëror për Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar. Ishte si një mbledhje absurde, surreale, ku pjesëmarrësit flisnin si të ishin në trance. Ja një pjesë diskutimesh.
Jozefina Topalli: “Ky është një vendim i rëndësishëm për përzgjedhjen e monumentit të demokracisë”.
Sali Berisha: “ [Projekti austriak është 3 milionë euro më tepër se projekti tjetër, por juria ndërkombëtare na ka sugjeruar të zgjedhim projektin austriak; nuk na falet] mosrespektimi i verdiktit të korifejve të arkitekturës auropiane dhe botërore; i zgjodhëm duhet t’i respektojmë. Ky është dhe parimi; nuk është një shumë kaq domethënëse sa të na imponojë ne të përmbysim vendimin e tyre. Çmimi i zbatimit të projektit është i lartë, por anëtarët e jurisë të vendosin në mënyrë të pavarur”.
Jozefina sërish: “Dilema është mes së bukurës, të veçantës dhe unikes”.
Ridvan Bode: “Komiteti ndërministror është krijuar për garantimin e procedurave ligjore, dhe jo për të vendosur kush është projekti më i mirë apo më i keq. Në përgjithësi ne veprojmë me koston më të ulët, por nëse ky nuk është kriter, atëherë nuk ka përse të hyhet në vlerësimin e komisionit”.
Astrit Patozi: “Për sa kohë nuk shoh vajtimin e ministrit të financave, nuk ka përse të kursehet; [të miratojmë] projektin qe ka marrë vleresimin e parë nga juria!”
Lulzim Basha:"Bashkia e Tiranës nuk është pjesë e vendimarrjes, por japim mbështetjen tonë për veprën. E mbështesim sepse projekti është një vepër e madhe për Tiranën”.
Pas këtyre diskutimeve “brilante” juria votoi si fitues projektin e studios austriake. Gara quhet e mbyllur.
M.N.
Comments
ahhahahahahahahahahaah,paska
<p>ahhahahahahahahahahaah,paska ardhur cirku ne Tirane !</p>
Natyrisht, marrin parate nga
<p>Natyrisht, marrin parate nga ne dhe bejne keshtu.</p>
fantastike, tamam loje me
<p>fantastike, tamam loje me kukulla</p>
Perse bejme konkurse,
<p>Perse bejme konkurse, tendera, etj kur 'miqte' tane na rekomandojne se kush eshte me e mira, me e bukura, me ekonomikja ?! Edhe pse mund te paguajme ca me shume, s'jane kushedi cfare per buxhetin tone disa milione euro, pasi ato do te kthehen serish ne 'atdhe' ne forme sponsorizimesh per ata qe ngiten doren perpjete 'jo per te marre fjalen a kundershtuar' , por per te miratuar 'psallmen' e kryeministrit sipas 'porosise' se zotit...Xhepat e tyre i kane ne rregull?! E kujt i plasi per taksapaguesit qe nuk kane thene nje here 'plac'...Keto jane 'te bukurat, te vecantata dhe uniket' shqiptare...</p>
Add new comment