Jep dorëheqjen një nga kryeredaktorët më jetëgjatë të Shekullit

Postuar në 13 Mars, 2012 09:39

Ka vite të tëra që e përditshmja Shekulli është identifikuar më së shumti me vetëm një emër gazetari, me Adrian Thanon, i cili qysh nga dita e sotme nuk do të jetë më kryeredaktor i saj. Ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihen arsyet e kësaj dorëheqjeje, por dihet që Shekulli ka ndjerë vitet e fundit vështirësitë e sipërmarrjeve të Koço Kokëdhimës, të cilat kanë njohur lulëzimin në kohët e qeverisjes së socialistëve e kanë qenë nga më të penalizuarat pas vitit 2005.

Shumëkush e ka braktisur anijen ‘Kokëdhima’ në këto kohë të vështira, por ish menduar se Adrian Thano do të ish i fundit që do largohej nga gazeta Shekulli. Marrëdhënia Kokëdhima-Thano ka qenë një nga më të jetëgjatat e më të qëndrueshmet ndër marrëdhëniet e shumta botues-gazetar në Shqipëri. Thano ka qysh në vitin 1999 që punon për Shekullin, e qysh nga viti 2006, duke marrë stafetën nga Robert Rakipllari, ka mbuluar detyrën e kryeredaktorit;  dorëheqjen, i kapur në telefon nga respublica.al, nuk ka dashur ta komentojë.

Shekulli, ndonëse ka një rënie të lehtë të ndikimit të saj, vijon të mbetet një nga gazetat më të mëdha të vendit. Mos vallë ikja e Thanos ka lidhje me ndonjë ndryshim të politikave editoriale? Mbetet për t’u parë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

E kam njohur personalisht Adrianin dhe mund te them me bindje se ishte nje gazetar i paster dhe profesionist.

Nje mundesi eshte qe "shekulli" t'a kete bere te pamundur bashkejetesen me kryeredaktorin ose ajo qe une besoj eshte se Kokedhima nuk e meritonte ate. Do te kete qene nje "martese" e veshtire qe ka zgjatur per hire te nje kauze te perbashket.

I uroj sinqerisht suksese te metejshme.

Submitted by GAZETARI (not verified) on

keni harru nje detaj te vogel :)

Kryeredaktor i ri eshte vetevendosur Koco Kokedhima :)

Hajde Shqypni hajde

Submitted by Daja (not verified) on

Doreheqja e Thanos lidhte me qendrimin e tij aspak profesional ndaj ambasadorit te SHBA, z.Arvizu.

Me siguri se PS do ja beje nje vend Thanos!

Submitted by Pena (not verified) on

Komentuesit "Daja",po te me lejonte,do t`i propozoja per nje ndryshim te vogel ne ato qe thote.Dhe,konkretisht,te hiqte vetem fjalen ASPAK,se te tjerat jane me vend.

Submitted by a.g (not verified) on

Dhe mediat 'mall' jane, blihen e shiten, interesi mbi te gjitha, ndersa ne si konsumatore do te vazhdojme te kerkojme 'gazeta' e jo 'te verteta'...Jetegjatesia ne media nuk eshte shpesh aftesi por dakortesi me botuesin...

Submitted by paskali vl (not verified) on

e hoqen se nuk arrinte dot te genjente dhe te linte te genjenin siç donte ambasadori amerikan

pyesni ambasadorin amerikan pse e hoqen se atij i pelqejne vetem mashtrusit si luli

Submitted by arben duka (not verified) on

C'ne arvizuja...

Ca thone e hoqi Meta...

Kokedhima i ka ripuqur pipzat me Meten qekur u nda me Ramen

Pyeteni pse e hoqen rubriken sh populore te Arben Dukes nga Shekulli, mbase jane te njejtat arsye qe po shkaterojne gazeten qe njerezit e mbanin ne duar ne 21 janar, pas 21 janarit, ne 8 maj, pas 8 majit, ne protestat kunder plehrave, etj, etj

Nje apel opozites: Shpetojeni Shekullin, mos ngaterroni Shekullin me Kokedhimen. Dikur Erjon Brace ka thene nje fjale te mencur ne Kuvend kur diksutohej ne mos gaboj per cmimet e gazetave: Kokedhimua kujton se Shekulli eshte prone e tij, nderkohe qe gazeta te tilla, jane prona te publikut

Submitted by Anonim (not verified) on

Mos jepni ide koti edhe pse e dini te verteten.

Arsyeja eshte shume e thjeshte: Ne krye te gazetes eshte rikthy Brixhida dhe ka disa muaj qe rrogat nuk paguan.
Te punosh pa rroge dhe e Brixhiden... ske njeri qe ta beje :)

Submitted by andon ziu (not verified) on

Disa nuk mund ta kuptojne se cvare po ndoth ne gazeten shekulli sepse aty luhet loja e aleances kuq e zi po te vini re shkrImet e koheve te fundit do ta kuptoni. ATY po punohet per ncitjen e nacjonalizmit te shqiptareve qe te votojne aleancen si te vetme shprese.SHikoni se si kan kapur te gjitha temat nacionaliste ne rajon dhe do ta kuptoni.Prandaj zotria ne fjale nuk ka dashur te jete pjese e asaj corbe dhe ka dhene dorheqjen ne qofte se nuk e besoni do ta degjoni edhe nga vete ate brenda javes qe vjen.Faliminderit

Submitted by Shfqet Cela (not verified) on

Thano eshte jo vetem gazetar i shkelqyer por edhe nje kurajoz i rralle. I thote gjerat troç, ashtu siç jane, pamvaresisht presioneve apo qejf mbetjeve te njerezve me influence.
I uroj sukses kudo qe te shkoje. Shpresoj qe nuk do te na mungoje me shkrimet e tija te shkelqyera.
Shekulli, kjo gazeta e shpreses peson nje humbje te madhe me largimin e tije. Shpresojme te zevendesohet nga dikush tjeter po kaq i denje si gazetar.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Kshu ndodh kur gazetat shiten nen kosto (Koco e filloi ket praktik per te nxjerre nga tregu gazetat e tjera gjat qeverisjes socialiste)!

Shumica e gazetave ne vend jane thjesht krahe propagandistike te bizneseve te lidhura me nje nga dy polet e politikes. Kur ato biznese kane probleme, edhe ato gazeta kan probleme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.