Mediat maqedonase, kritika ndaj Haxhinastos

Postuar në 17 Mars, 2012 07:54

Mediat maqedonase kanë komentuar vizitën e ministrit të jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto, duke shprehur kritika ndaj qëndrimeve të tij lidhur me zhvillimet dhe incidentet e fundit në Maqedoni.

Gazeta më e madhe “Dnevnik” shkruan sot se Tirana zyrtare përmes ministrit të jashtëm nuk dënoi as 2 për qind përdhosjen dhe djegien e flamurit maqedonas.

Sipas gazetës, nga ana tjetër, ministri shqiptar në emër të Qeverisë kërkoi që të zbardhet vrasja e dy të rinjve shqiptarë në Gostivar dhe incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni.

“Unë kam edhe incidentin ku është djegur flamuri shqiptar, dhe ato janë incidente që nuk duhet të ndodhin, për shkak se simbolet kombëtare janë të shenjta për çdo komb, por jemi dakorduar që këto incidente nuk rrezikojnë marrëdhëniet e mira”, citohet deklarata e ministrit të jashtëm shqiptar, duke komentuar mediat maqedonase dhe duke pyetur se në cilin incident ishte djegur flamuri shqiptar, apo sipas tyre, bëhet fjalë për një videomaterial në youtube ku shihet djegia e flamurit.

Edhe mediat e tjera kanë bërë komente mbi vizitën, duke drejtuar kritika edhe ndaj qëndrimit të shprehur se Tirana zyrtare nuk do të njoh Shkupin me emrin kushtetues, derisa nuk do të zgjidhet kontesti i emrit me Athinën zyrtare. (INA)

 

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Ne nuk&nbsp; duhet ta njohim Maqedonine , jo pse nuk e njef Athina , por sepse&nbsp; Maqedonia eshte nje shtet i felliqur&nbsp; qe nuk respekton as te drejtat me elementare te shqiptareve qe jetojne atje</p><p>&nbsp;</p><p>-Eh thuaj , keta hajvanet tane qe kemi ne krye te shtetit e kane ktheyr politken tone nje nje servile te politkes greke --Turp dhe faqja e zeze --Ndersa opozita nuk thote gje per kete depersonalizmim&nbsp; te politkes sone , se domosdo opozita&nbsp; eshte me keq se Sala kur vjen puna per grekun</p>

Submitted by Adi (not verified) on

<p>Une me sa e di ne kemi kohe qe e kemi njohur me emrin Maqedon, c&#39;grijne kot sallate keta?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.