“Viti zero” i Bujar Leskajt

Postuar në 20 Mars, 2012 07:56

Psikologjia e “vitit zero” është një fenomen që karakterizon drejtuesit e të gjithë llojeve në këtë vend. Duket si një “sëmundje” që zbret nga lartë-poshtë, nga instancat e lartë shtetërore e deri tek aparatçikët e thjeshtë.

Kreu i ri i KLSH-së Bujar Leskaj, kishte ditën sot për të raportuar para Kuvendit mbi punën e kryer nga institucioni që ai drejton gjatë vitit të shkuar. Mirëpo, krahas reformave që do të kryhen në të ardhmen, Leskaj u “kujdes” veçanërisht për të nxjerrë në pah mungesat e këtij institucioni! Kjo do të ishte “një autokritikë e mirë” në rast se KLSH-ja do të ishte drejtuar edhe gjatë 2011-s nga Leskaj (ky i fundit e mori detyrën në 24 dhjetor 2011), në një kohë kur për shtatë vitet e shkuara në krye të këtij institucioni ka qenë Robert Çeku.

Ja disa citime nga fjala e tij, e mbajtur sot para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë: “Numri i kallëzimeve që ka dërguar KLSH-ja në prokurori është ulur vazhdimisht nga viti 2005”; “Ka pas përgjumje në marrëdhëniet me prokurorinë”; “Ka rënie të ndërveprimit të institucioneve, përgjumje të KLSH-së”; “Situata po ndryshon, brenda këtij viti kemi dërguar pesë kallëzime në Prokurori”, etj.

 

S.E.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Po i shkaterruan te gjitha, uzina, fabrika , kombinate dhe do ta fillonin nga zero.......dhe tani edha pas 22 vitesh jane ne &quot;Vitin Zero&quot;</p>

Submitted by reformer (not verified) on

<p>Bujari ben po ate qe ben shefi i tij, e fillon nga zero duke kritikuar shtate vjet me rradhe shtate vitet e drejtimit te paraardhesit te tij...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.