Kim Mehmeti: Maqedonia po ndjek politika raciste ndaj shqiptarëve

“Bashkësia ndërkombëtare do politikanë të përdorshëm”, ka thënë shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti në emisionin ‘Rubikon’ të KTV-së.
Njëri ndër personalitetet më të zëshëm të Maqedonisë, ka thënë se kurrë nuk do të futet në politikë. “Sikur të besoja se kontributi im do t’i ndryshonte gjërat do t’i hyja politikës, por kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë Mehmeti, i cili ka një formulë për t’iu thënë jo politikave raciste dhe diskriminuese të Qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve. “Kësaj Maqedonie duhet t’i thuhet nuk ke shqiptarë në qeveri, me një Maqedoni të këtillë. E duam një Maqedoni për të cilën duhet të merremi vesh”, është shprehur ai.
Kim Mehmeti ka folur edhe për politizimin e shoqërisë shqiptare gjithandej Ballkanit ku, sipas të cilit, partia është në rend të parë.
Koha Ditore
Add new comment