Policia i vë prangat kreut të Ujësjellësit të Kavajës; ish i emëruar nga bashkia

Policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat drejtorin aktual të Ujësellësit, Gentian Daja, i PS-së. Ka qenë ora 08:30 minuta kur forcat e policisë kanë hyrë në ambientet e godinës së ujësjellësit për t’i vënë prangat drejtorit të ri.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi dhe nënkryetarja e kësaj bashkie Fatbardha Biturku deklarojnë se Gentian Dajës i kanë vënë prangat në zyrë dhe e kanë marrë me dhunë për ta shoqëruar drejt komisariatit të Kavajës.
Daja është mbajtur në komisariat për më shumë se 3 orë, ndërkohë që para komisariatit ishin mbledhur mbështetës socialistw, dhe qytetarë të Kavajës, të cilët kërkonin shpjegime për ndalimin e drejtorit. Policia nuk lejonte kryebashkiakun, dhe asnjë tjetër për të hyrë në Drejtorinë e policisë për të mësuar më shumë në lidhje me këtë ndalim. Ndërsa është kërkuar dhe ndihma e Avokatit të Popullit.
Pak ditë më parë, Bashkia e Kavajës e cila ka shumicën e aksioneve të Ujësjellësit së bashku me komunë e Golemit dhe Kryevidhit kishin mbledhur këshillin mbikqyrës ku kanë vendosur largimin e Elidon Plakut, i PD-së, nga posti i Drejtorit të Ujësjellësit dhe emërimin e Gentian Dajës në vend të tij.
Plaku kishte bërë dorëzimin e zyrës ndërkohë që kishte dërguar dhe një kallzim penal ndaj Gentian Dajës për “dhunim të institucioneve”. Ditën e kallzimit penal të dy ishin shoqëruar në polici dhe më pas ishin lënë të lirë.
Shqiptarja.com
Comments
Vazhdon maskaralleku i PDSH
<p>Vazhdon maskaralleku i PDSH (PFSH)</p>
Add new comment