Monumenti i 100 vjetorit të pavarësisë: një numër artistësh kanë kritika për konkursin

Konkursi për monumentin e 100 vjetorit të pavarësisë po shoqërohet me debate e kontraste të forta. Ardian Isufi, Genc Mulliqi, por edhe të tjerë, kanë veçuar një problem të natyrës ‘artistike’, që s’shkon në këtë konkurs: Është hapur një konkurs përzgjedhjeje i një monumenti pa përcaktuar shehin e vendin, ku do të ngrihet ky monument. Ndërsa skulptori Vladimir Llakaj ka objeksione të tjera. Në një intervistë për Shqipin e sotëm, ai denoncon faktin që ky konkurs është organizuar në një formë të mbyllur e jo transparente, që i gjithë procesi është monopolizuar nga dy-tre persona, që strumbullari i gjithë kësaj është drejtori i Galerisë së Arteve Rubens Shima, që juria është e zgjedhur mbi kritere jo të qarta, gjë që e bën jo të besueshme, që të huajt në përbërje të kësaj jurie nuk dihet se me ç’logjikë janë caktuar, që artistët shqiptarë janë të papërfshirë e të penalizuar në këtë garë.
Këtë idenë e fundit Llakaj e mbështet edhe në një tezë të Rubens Shimës të hedhur së fundmi në një intervistë të tijën për një të përditshme. “Artsitët shqiptarë janë më tradicionalë, ndërsa të huajt janë më modernë e më bashkëkohorë”, citohet nga Llakaj të ketë thënë Shima.
Re.Pu.
Comments
Do ti lutesha re.pu. qe te
<p>Do ti lutesha re.pu. qe te nxirrte fotot (bocetet) nga pese fituesit. Po pati mundesi ne kendveshtrime te ndryshme dhe me format te madh.</p>
Add new comment