Emërimet në Flotën Detare, tërhiqet Imami; Do të hetojmë personelin e ministrisë

Postuar në 06 Prill, 2012 08:31

Presioni i medias si edhe kërkesa e llogarisë nga ana e Presidencës, duket se ka detyruar ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami të tërhiqet nga vendimi për të emëruar me mëndjen e tij, Komandantin e Flotës Detare pa dekretin e Presidentit të Republikës. Ministria e Mbrojtjes lajmëroi sot revokimin e vendimit për emërimin e Vladimir Kreshpanit si Komandant i Flotës Detare. Me një përgjigje drejtuar Presidencës, Ministria e Mbrojtjes ka rinjohur kompetencat e kreut të shtetit për emërimin e Komandantit të Forcave Detare. Letra është publikuar në faqën e internetit të këtij institucioni.

Historia nisi me shkarkimin e tre gjeneralëve të lartë të ushtrisë disa muaj më parë, mes tyre edhe Komandanti i Flotës Detare, Kudret Çela. Sipas rregullit, në emërimet e reja duhej dekreti i Presidentit të Republikës. Por Imami nuk e zbatoi këtë standard duke emëruar Redinand Kreshpanin vetëm me urdhër të tij. 

Vendimi vjen pas shumë publikimeve në media, gjë e cila duket se nxiti edhe Presidencën të kërkojë llogari për ndërhyrjen në kompetencat e saj. Megjithatë, ky është rasti për të thënë: Më mirë vonë se kurrë. 

Letra e Minstrisë së Mbrojtjes: http://www.mod.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=1471:njoftim-per-shtyp&catid=295&Itemid=630

 

S.E.

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>Fjalia e fundit e njoftimit&nbsp;eshte nje shaka pa kripe. Si nuk kane turp dhe deklarojne se &#39;&#39;Ministria e Mbrojtjes po shqyrton pergjegjesite administrative te personelit te&nbsp;Ministrise se Mbrojtjes&#39;&#39; ? Mos valle kishim te benim me nje emerim rutine dhe ministri Imami nuk dinte gje ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.