CEZ vë Shqipërinë përballë qeverisë çeke?

U duk sikur me marrëveshjen e lidhur në fund të shkurtit, kriza e borxheve të ndërsjella tek kompanitë energjetike do merrte fund, por gjërat nuk shkuan sipas planit. CEZ duket se do ta shesin më shtrenjtë një marrëveshje të tillë duke vendosur kushte të reja, vetëm pak ditë para vizitës së Kryeministrit çek në Tiranë.
“Shekulli” raporton sot për prishjen e marrëveshjes midis CEZ Shpërndarjes dhe institucioneve shtetërore për shuarjen e borxheve midis tyre. Fillimisht, çekët duhet të paguanin borxhin 4 miliardë lekë ndaj KESH-it dhe OST-së dhe më pas institucionet shtetërore merrnin përsipër kthimin e detyrimeve ndaj kompanisë CEZ. Kur duhej të kryhej pagesa, CEZ ka kërkuar shtyrje afati, ndërkohë që marrëveshja ka renë automatikisht pas kushti ishte që shlyerja të bëhej të paktën deri më datë 14 mars.
Në këto kushte, vizita e kryeministrit çek në Tiranë merr një rendësi të veçantë për sa i përket marrëdhënieve të qeverisë me CEZ-in. Aq më tepër që këta të fundit nuk kërkojnë më vetëm shlyerjen e detyrimeve por edhe rishikimin e kushteve rregullatore sipas gazetës. Kushtet rregullatore përmbajnë edhe rishikimin e çmimit por lëvrimin e kredisë-garanci 60 milionë euro që CEZ ka të drejtë ta kërkojë kur vëren se qeveria shqiptare nuk i ka qëndruar marrëveshjes. Plotësimin e kushteve të tilla, me kosto për buxhetin e shtetit apo xhepat e qytetarëve nuk mund të bëhen pa mbështetje politike. Vizita bëhet me intriguese kur kryeministri pritet të shoqërohet edhe nga drejtues të lartë të kompanisë CEZ në Çeki. Tashmë mbetet për t’u parë qëndrimi i qeverisë shqiptare në raport me CEZ-in pasi kryeministri çek, Petr Necas t’i hipe avionit për në atdhe.
S.E.
Comments
Tek CEZ-i qeveria Ceke eshte
<p>Tek CEZ-i qeveria Ceke eshte aksionere dhe detyrimisht do te mbroje interesat e taksapaguesit te vet...Erdhi kryeministri cek, hengri, piu, 'shurroi' dhe i beri presion Berishes per ceshtje globale e rajonale dhe ai, kam frike, pa ikur ende parfumi cek i kryeministrit, do te shese 'bono thesari' nga thesari i 'tharre'...</p>
Add new comment