Konsumatorët, pesimistë për të ardhmen

Postuar në 16 Prill, 2012 14:14

Familjet shqiptare janë treguar më të kursyera për sa i përket shpenzimeve në vlera të mëdha gjatë tre mujorit që sapo mbyllëm duke i shtyrë ato në të ardhmen, kur të jenë më mirë financiarisht. Banka e Shqipërisë publikoi sot Treguesit e Ndjesisë Ekonomike, pjesë e të cilës është edhe matja e Besimit të Konsumatorëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga BSH, konsumatorët shprehen pesimistë mbi situatën e ardhshme ekonomike dhe financiare. “Balancat e pritjeve për gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend dhe e pritjeve mbi situatën financiare të familjeve në tremujorin e ardhshëm shënuan rënie me 4.0 dhe 4.7 pikë përqindjeje në tremujorin e parë të vitit 2012”, - shpjegon BSH. Tregues të tillë Banka e Shqipërisë i shoqëron edhe me shpjegimin se është rritur numri i familjeve që marrin borxh për të mbuluar shpenzimet e tyre mujore. Krahas kësaj, pritshmërive të konsumatorëve i shtohen edhe parashikimet për rritjen e papunësisë gjatë muajve të ardhshëm. Për t’u vlerësuar është fakti se kosto mesatare e jetesës ka qenë e ulët gjatë tre mujorit që sapo mbyllëm.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.