Obama 9 pikë para Romney-t në sondazhin e CNN-it. Rregullën “Buffet” e aprovojnë 70% e amerikanëve

Në sondazhin e parë pasi Mitt Romney siguroi kandidaturën republikane për President të SHBA-së, CNN-it i rezulton se Obama ka një avantazh prej 9 pikë përqindje ndaj Romneyt në votën popullore. Ky avantazh i vjen kryesisht nga përkrahja e fortë e votueseve femrave. Në këtë pjesë të elektoratit, Obama ka një avantazh prej 16 pikë përqindje, ndërsa ndër votuesit meshkuj, ai ka një avantazh prej vetëm 3 pikë përqindje.
Ndërkohë, 70% e të intervistuarve në sondazhin e CNN-it e aprovonin propozimin e Obamës për rritjen e taksës për familjet me mbi 1 milion dollarë të ardhura në vit (njohur si rregulla “Buffet”). Sidoqoftë, ky propozim pritet të mos i marrë 60% të votave në Senat, për t’u kthyer në ligj.
E.Zaloshnja
Add new comment